Rrezikojnë jetën nga pallati i dëmtuar, 60 familje në Durrës paralajmërojnë protestë

Paralajmërohet një protestë e 60 familjeve në Durrës, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga shteti, pasi rrezikojnë jetën nga pallati i dëmtuar për shkak të goditjes nga tërmeti shkatërrimtar.

Bëhet fjalë për banorët e dy pallateve 13-katësh që ndodhen prapa shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”.

Pallati ku banojnë 60 familje, ka pësuar dëmtime shumë të rënda në mure të jashtme dhe të brendshme deri në katin e tetë, ndërsa pallati ngjitur me ta është anuar, çka duket edhe me sy të lirë.

Sipas banorëve, që kanë paralajmëruar protestën dhe bërjen publike të problemit të tyre, deri më tani kanë shkuar e kanë ikur grupe pune dhe nuk ka asnjë konkluzion konkret në lidhje me strukturën e pallatit.

auto 022898d7 6293 4cf2 aa5f 234e0fcde52e1575535886

termet4

auto termeti11575015945