Rrëfimi i aktivistes së Teatrit për tentativën e rrëmbimit nga policia përlot Bashën (Foto)

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ishte sot në mbrëmje tek Teatri Kombëtar, atje ku u iniciua edhe aksioni për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti. Basha shprehu mirënjohje për kontributin e artistëve dhe të gjithë atyre që iu bashkuan kësaj nisme.

Teksa e cilësoi Teatrin Kombëtar monument i solidaritetit dhe qëndresës, Basha tha se, sot kjo godinë nxorri ‘lakuriq’ qeverinë prej kartoni.

Por gjatë vizitës disa-minutëshe të liderit të opozitës, nuk kanë munguar as lotët dhe emocionet.

Basha e përjetoi mes lotëve rrëfimin e aktivistet Adriana Kalaja, e cila po tregonte peripecitë e saj gjatë tentativës për rrëmbim nga Policia e Shtetit.

Untitled

b

22 1