Ronaldo dhe kërcimet e tij mbi 2 metra e 50 cm, që po bëjnë xhiron e botës!

Kërcimi i Cristiano Ronaldos prej 2 metrash e 56 centimetrash në ndeshjen ndaj Sampdorias që solli golin e dytë të Juventusit dhe njëkohësisht golin e fitores po bën xhiron e botës.

Një kërcim fenomenal për një gol spektakolar.

Më poshtë do të keni të gjithë kërcimet më të larta të CR7-ës në karrierë, kërcime që gjithmonë janë shoqëruar me supergola të realizuar me kokë nga ylli portugez.

Kërcimi më i lartë është ai në ndeshjen e vitit 2013-të mes Realit të Madridit dhe Manchester United prej 2 metrash e 93 centimetrash.

Air Jordan apo CR7?

“Ronaldo bëri diçka që mund ta shohësh në NBA, ai qëndroi në ajër për një orë e gjysmë”.

Kështu e vlerësoi trajneri i Sampdorias, Claudio Ranieri, kërcimin e Cristiano Ronaldos, i cili e sfidon gravitetin, për të shënuar golin e fitores së Juventusit 2:1 të mërkurën në Serie A.

Sulmuesi 34 vjeç kërceu 71 centimetra për ta goditur me kokë topin e harkuar nga Alex Sandro, duke e arritur lartësinë 2.56 metra.

Ishte një aftësi e parë më herët nga yjet e basketbollit në NBA, si LeBron James dhe James Harden.

“Ishte gol i bukur, por jam i lumtur me rezultatin, ishte një ndeshje shumë e vështirë sepse Sampdoria luajti mirë sot”, tha Ronaldo për Sky Sport Italia.

Por më vonë, në një postim në rrjetet sociale, Ronaldo e krahasoi kërcimin e vet me legjendën e Chicago Bulls, Michael Jordan.

“CR7 AIR JORDAN”, shkroi Ronaldo në Twitter.

1 79

3 49

2 67

EMGv2t8UYAIwPJ5