Revolta e banorëve në Laç, Rama nuk e pranon se njerëzit po vuajnë për bukën e gojës

Kryeministrin Edi Rama nuk po e mbajnë nervat gjatë takimeve me qytetarët.
Ai debatoi me një qytetare në Laç, duke iu kthyer ashpër asaj kur i përmendi që njerëzit po vuajnë për bukën e gojës.

Banorja: Kam lënë punën në Zvicër dhe kam ardhur të shoh dy prindërit. Askush s’i ka ndihmuar. As ndihma, as çadra. Jetojmë sa jashtë-brenda, muri po bie.
Rama: Nisën me akuzat.

Banorja: Kam lënë punën atje, se punoj për copën e bukës. Punoj 14 orë. Po rrogat këtu nga 200 mijë lekë…

Rama: Këtë pjesën ‘punoj për copën e bukës’ nuk e pranoj. S’ka shqiptar që vuan për copën e bukës. Nuk ka. (Ngre zërin) Këtë shprehje s’e pranoj. As në Mesjetë nuk ka vuajtur shqiptari për copën e bukës.

Sot flasim për standarte jo për bukë. Shiko si je veshur ti, ata që vuajnë për bukë… Shko shikoje ku janë ata që janë përmbytur në 2009. Ne do t’i ndërtojmë shtëpitë dhe babait tënd do t’ia ndërtoj shtëpinë, madje edhe më të mirë se tënden në Zvicër.