Rashica po mahnit Evropën, në garë me Messin e Mbappe

Ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, është duke i ndjekur Kylian Mbappen dhe Lionel Messi në statistikën e golave të shënuar për më së paku minuta lojë.

Nuk është çuditëse që Kylian Mbappe dhe Lionel Messi janë dy futbollistët, që s’janë qendërsulmues, që kanë pasur nevojë për më së paku minuta lojë për të shënuar gola gjatë vitit 2019. Por, Milot Rashica po u bën garë atyre dyve, transmeton Gazeta Express.

Golashënuesi më i mirë i Bremenit shënoi dy herë në fundjavë për ta shtuar rekordin e tij në gjashtë gola të shënuara në nëntë ndeshje gjatë sezonit 2019/20 të Bundesligës, apo gjithsej në 751 minuta lojë.

23-vjeçari gjithashtu kishte shënuar tetë herë në 17 ndeshjet e pjesës së dytë të sezonit 2018/10 dhe për momentin e shënon një gol mesatarisht çdo 123 minuta lojë.