Rama vijon talljen me banorët e prekur nga tërmeti: Njëshi është Belinda, unë vij pas saj…

101

Kryeministri Edi Rama vazhdoi humorin dhe batutat edhe të shtunën, kur vizitoi disa banorë të zonës së Vorës, të prekur nga tërmeti i parë i shtatorit.

Pasi e nisi sërish transmetimin e tij live duke sulmuar mediat, Rama bëri humor me ministren e tij, Belinda Balluku.

Rama: Kjo është shejtani më i madh, po e tha, e bo.

Kryefamiljari: Njësh është.

Rama: Po, njëshi është. Unë jam dyshi pas saj.

Banori: Ka ardhur që pas tërmetit të shtatorit.

Rama: Ne ato të shtatorit nuk i kemi harru, janë në shënim, puna vazhdon. Por do çik durim kjo punë.

Kryefamiljari: Po normale, po.

Ajo që bie në sy është se Rama po i rikthehet tërmetit të shtatorit jo pa qëllim. Ai po tregon se shteti ka qenë i mobilizuar që pas tërmetit të parë.

Këto ditë opinioni publik po zien për faktin nëse tragjedia do të ishte minimizuar për shkak se goditja e shtatorit mund të shërbente si një paralajmërim.

Por disa të dhëna sugjerojnë se mobilizimi i shtetit pas tërmetit të shtatorit ishte sa për të larë gojën. Ndërkohë shumë familje që u dëmtuan nga tërmeti i parë, vazhduan të jetojnë në banesa të rrezikshme.

Rasti më flagrant mbetet ai i Thumanës, të cilin ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur ‘vrasje shtetërore’.