Rama: Të gjithë në NATO e dinin për tërmetin

Samitin e NATO-s në Londër, kryeministri Edi Rama tha se e ka shfrytëzuar për të kërkuar ndihmë konkrete për vendin pas situatës që ka krijuar tërmeti i fortë i 26 nëntorit.

“Për mua ky ishte objektivi kryesor i gjithë këtij samiti dhe u ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin jo vetëm në dijeni por edhe të intresuar të dinin më shumë.

Bëra bisedë të gjatë me presidentin e Francës, kancelaren, kryeministrin e Hollandës dhe sërë liderësh të tjerë, kryeministrja e Danimarkës ka qenë jashtëzakonisht e përfshire dhe e interesuar, kryeministri Conte, i Kanadasë, Erdogan, me presidentin Trump kemifolur, qëllimi është të orgaanizojmë një konference të madhe donatorësh. Reagimet e para kanë pozitive por do punojmë intensivisht”.

I pyetur nëse ka folur për integrimin në këtë takim, Rama u përgjigj si më poshtë:
“Fokusi ka qenë në këtë temë, ka pasur edhe elementë të tjerë në bisedë për ecurinë e procesit të brendshëm në BE, si do shkojë diskutimi mbi dokumentin e paraqitur nga Franca për ndryshim të metodologjisë, por kam qenë i fokuduar tek kjo cështje, por vendi do vazhdojë të bëjë të njëjtat gjëra edhe sikur të ishin hapur negociatat.

Përtej dallimeve e kundërshtive në procesin e negociatave Evropa është e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve. Ju kemi vënë në dispozicion dokumente, infiornacioni në Bruksel ka arritur, se kemi parë shumë ndihmë”.

I pyetur se çfarë nënkupton thirrja për bashkêpunim ndaj Lulzim Bashës, kryeministri Rama tha:

Gjene me normale ne bote, ska asnje sens qe të vazhdoje historia me deklarata ne distancë kur ne të gjithë jemi jo vetëm të goditur nga e njëjta tragjedi por nga ana tjetër të gjithë jemi në në nevojë për të ndërtuar catinë e një shtëpie më të madhe se shtëpia e politikës, që është shtëpia e Shqipërisë”.