Rama rikthen Arben Ahmetajn pas një viti në qeveri

Kreu i qeverisë Edi Rama i ka propozuar presidentit të vendit Ilir Meta, shtimin e një ministri në qeverinë e tij, i cili do të merret me rindërtimin.

Rama ka propozuar që kjo detyrë e re ti besohet ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj, ndërsa kryeministri shton se ai do të ndjekë orë e minutë zbatimin e programit të Rindërtimit.

Rama: Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit.

Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i presidencës, ku zëdhënësi i Metës Tedi Blushi, thotë se nuk ka asnjë sekondë vonesë në emërimin e ministrit për rindërtimin.

“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruan Blushi.

Duket se Rama nuk ia besonte këtë detyrë asnjë prej ministrave aktualë që ka pasur në qeverinë e tij, ndërsa Ahmetaj rikthehet në qeveri pas më shumë se një viti, ku u zëvendësua tek Financat nga Anila Denaj.

1 58