Rama ndërseu bodigardët ndaj një gruaje në Durrës pse ajo i tha Dakos “xhuxh” i ndërtimeve

121

Nga Edi PALOKA

Mjaftoi nje moment, qe Rama ta nxirrte dhe nje here koken…
Shihni si acarohet e me çfare arrogance reagon ndaj nje qytetareje , duke urdheruar bodyguardet qe ta largojne me dhune ,vetem sepse ne deshperim e siper ajo drejtoi gishtin e akuzes ndaj Gjushit, “xhuxhit” te preferuar te Rames.

“Kryeministri” i nje vendi ne fatkeqesi qe qytetareve te deshperuar, qe kane humbur apo rrezikojne te humbin gjithshka, ju pergjigjet me arrogance dhe dhune.

Mjaftojne detaje te tilla , qe i dalin jashte skenarit te spektaklit, qe Rama ti tregoje kujtdo se bredhjet e tij poshte e larte nuk kane aspak objektiv hallet e qytetareve te deshperuar . Ai nuk eshte aty per te mbrojtur qytetaret ne fatkeqesi por per te mbrojtur pergjegjesit e fatkeqesise.

Prandaj acarohet e behet arrogant sapo mes “banoreve” te perzgjedhur per ti bere lavde udheheqesit, shfaqet ndonje fatkeq qe kerkon thjeshte ndihme nga ai qe duhej te ishte kryeminister i ketij vendi ne fatkeqesi por qe po tregon dhe nje here se ai dhe mbi te gjitha ai, eshte vete fatkeqesia e ketij vendi.

Rama verteton cdo dite se nuk i mungojne vetem pergjegjesia dhe zotesia per te menaxhuar situaten por jashte skenareve me lot fallco e frazave “i dua si Gregorin”, i mungon dhe minimumi i humanizmit perballe fatkeqesise qe ju ka rene shqiptareve. Edhe sot ai tregoi se eshte i shqetsuar vetem per gjushet dhe milionat e oligarkeve e aspak per shqiptaret e rene ne fatkeqesi.