Prokuroria Speciale në Kosovë shpall në kërkim vrasësit serbë të politikanit serb, Ivanoviç

63

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave e N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B, lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Përpos aktakuzës, Prokuroria Speciale po ashtu ka lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për Milan Radojçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin, të cilët gjenden në arrati.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit N.S., M.R. dhe R.B., të cilët gjenden në paraburgim, si dhe M.R., Z.V dhe Zh.B., të cilët gjenden në arrati, ndaj të cilëve gjykata kompetente ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar në bazë të kërkesës së

Prokurorisë Speciale, duke vepruar si grup kriminal i organizuar me strukturë dhe hierarki në grup”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, ky grup kriminal nuk është formuar rastësisht, por është duke vepruar që nga viti 2011 e këndej, të cilin grup e udhëheqin të pandehurit Z.V. dhe M.R, të cilët gjenden në arrati, ku të gjithë këta të pandehur veprojnë në vazhdimësi dhe në bashkëpunim, me dashje dhe dijeni të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar ose qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale.

Ky grup kriminal ka kryer veprat penale ‘Vrasje e rëndë’, ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë’, ‘Keqpërdorimi i detyrës zyrtare’ dhe ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm në territorin e Republikës së Kosovës’.