Përse disa njerëz përjetojnë depresion gjatë periudhës së festave

Për shumë njerëz, sezoni i festave është një mundësi e mirë për të bërë festa dhe për t’u shoqëruar me njerëz. Megjithatë, për të tjerë mund të shkaktojë depression

Nëse keni tendencë të ndiheni pa humor në atë periudhë të vitit kur ditët janë më të shkurtra dhe netët më të gjata, vazhdoni të lexoni më poshtë. Do të mësoni disa nga çështjet më të rëndësishme rreth atij që njihet si depresioni i festave.

Për disa njerëz, të gjitha gjërat e mësipërme mund të shkaktojnë stres dhe ankth, si dhe një periudhë depresioni. E vërteta është se sezoni i festave nuk ka të bëjë vetëm me të qeshurat dhe mbledhjet së bashku. Zakonisht, është një periudhë e vitit kur shumë njerëz kalojnë një stres financiar.

Nga ana tjetër, jo të gjithë mund të shkojnë në shtëpi dhe të takojnë familjen dhe miqtë e tyre, ndryshe nga ç’bën pjesa tjetër e njerëzve.

Shumë njerëz kanë tendencë të përjetojnë depresionin e festave menjëherë pas ditës së Vitit të Ri. Këtë gjendje zakonisht e shkaktojnë zhgënjimet për mospërmbushjen e qëllimeve ose pritshmëritë nga viti i kaluar si dhe dyshimet e shqetësimet për vitin e ri përpara.

Ndërsa sezoni i festave është plot argëtim, nuk mund të mohohet që gjithashtu është i mbushur me stres. Njerëz të ndryshëm reagojnë ndryshe ndaj stresit dhe reagime të caktuara mund t’i adresohen depresionit të festave.

Për shembull, dikush mund të përfundojë duke ngrënë më tepër se sa duhet për të gjetur pak komfort në mes të stresit. Kjo ndjesi mund ta bëjë personin të ndihet fajtor dhe në depresion, sidomos nëse është duke u përpjekur të humbasë peshë në këtë periudhë.

Konsumi i ushqimeve dhe pijeve jo të shëndetshme mund të shkaktojë gjithashtu disa gjendje mjekësore që shkaktojnë përkeqësim të atyre ekzistuese.

Stresi, veçanërisht kur menaxhohet dobët, mund të dëmtojë hormonet. Sipas ekspertëve të shëndetit, çekuilibri hormonal mund të ketë një efekt të konsiderueshëm në gjendjen shpirtërore të një personi.

Reduktimi i dritës mund të jetë faktor gjithashtu
Gjatë sezonit të festave, dihet që netët janë më të gjata se ditët. Dhe ky mund të jetë gjithashtu një shkak pse shumë njerëz përjetojnë depresion gjatë kësaj periudhe të vitit.
Ekspertët thonë se mungesa e vitaminës D dhe mungesa e dritës janë themelore për një gjendje të mirë humori.