Përplasje me armë në Peqin, një i vrarë dhe një i plagosur rëndë

88

Një i ri ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Përparim të Peqinit.

Paraprakisht raportohet se janë plagosur dy të rinj. Njëri nga të plagosurit është identifikuar si Andi Zylali dhe ndodhej në gjendje të rëndë.

Por fatkeqësisht mësohet se ai nuk i ka mbijetuar plagëve, duke humbur jetën në spital.

Zylali mësohet se është qëlluar në kokë nga persona që ishin duke udhëtuar me një makinë.

Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes.