Përmbytjet/ Lumi Vjosa del nga shtrati, rrezikojnë Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa

Reshjet e dendura të shiut përgjatë ditës dhe natës së mbrëmshme kanë sjellë daljen nga shtrati të lumit Vjosa në zonën pranë Urës së Mifolit.

Për shkak të fryrjes së Vjosës është përmbytur pazari i gjësë së gjallë. Edhe gjatë ditës së djeshme nuk munguan reshjet intensive dhe përmbytjet në vend.

Lumenjtë si Ishmi, Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa rrezikojnë të dilnin nga shtretërit. Disa lagje të Tiranës Durrësit dhe Lezhës ishin nën ujë.

Problematike ishte edhe situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra, po jetojnë mes lagështirës dhe ujit. Ndërkohë u përmbyt një banesë në Dunavat të Gjirokastrës.

permbytje 2 2