Një letër shkrimtarit Agron Tufa, për gëzimet dhë tmerret që la pas

106

I dashtun Ag! Edhe pse tashmë je në ekzil, pamë se të kërcënuan sërish; po unë e di që ti nuk trembesh, sepse e ke syrin pishë, prandaj nuk është nevoja të zgjatem në këtë pikë.

Duhet të dishë një gjë, i dashtun vëlla, që ikja jote i ka gëzuar pa masë ca ndyrësira të thara nga koha, që kanë hypur sot në pushtet. I ka gëzuar më tepër për faktin, se u ke kursyer paratë, me të cilat do t’u duhej të paguanin vrasësin.

Por ta dishë, që nëse kthehesh, ata e bëjnë. Dy shkrimet e botuara menjëherë pas ikjes tënde te paçavurja “DITA” shkruar nga Spartak Braho dhe Fatos Tarifa, – cuba pushteti, që bien erë gjak, janë dy pështyma, që i hodhën, më tëpër si thirrjë solidariteti, për të mbledhë rreth ketyre pështymave, mizat dhë buburrecët e qenefit komunist.

Dhe sa çudi! Ngase ata nuk kanë armiq të tjerë përveç ballistëve, të kanë quajtur “ballisti i fundit”. Fali sepse nuk kanë ku të gjëjnë armiq të tjerë për t’i luftuar? Vetëm ti u kishe mbetur! Serbët i kanë vëllezër, grekërit po ashtu.

Pastaj luftën më të madhe, gjithmonë e kan patur dhe vazhdojnë ta kënë me “armikun” e brendshëm. Me atë, që u rrëzikon pushtetin. Dhe ti e di, qe ata, brenda Shqipërisë i kan bërë edhe malet me kufoma.

Ti nuk ke pse ligështohesh, vëlla, sepse ata, janë aq të poshtër, aq të ndyrë, aq hipokritë, aq skuthë, sa edhe udhëhëqësit të tyre të “lavdishëm”, ia kan nxjerrë kockat nga varri, ia kan futur në thes, dhe i kanë fshehur në ndonjë zgëq bodrumi të errët.

E kan bërë, jo se nuk e duan, por sepse kështu u intereson para botës, që aspiron ngritjen dhe konsolidimin e një shteti demokratik në Shqipëri. Ke pare ti?! As emrin nuk ia përmëndin në publik, po prap e duan në fshehtësi.

E duan si kodoshi kurvën. Tani po mbahen pas ca “dëshmorësh” që i patën stisur me plan partie për të mashtruar brezat që do rriteshin me gënjeshtrën e një lufte të “lavdishme”. E bëjnë për të justifikuar pushtetin që kanë zaptuar më votë të vjedhur.

Shqiptarët, kanëluftuar në shekuj heroikishtë, kan bërë shumë luftëra, por ata trumbetojnë vëtëm njërën: “luftën” e tyre vëllavrasëse, kriminale. Ti e di se si u a zmadhuan portretet dhe i frynë si tollumbace, që të kenë mundësi t’i shohin ata që u ka lënë shëndetin mendja.

I dashtun Ag! Tani mbahu fort, sepse po të jap një lajm të hidhur: të kanë shpallur tradhëtar të atdheut. E kan bërë, sepse ata, ende mëndojn si dikur; që kush kalon kufirin dhe futet për të kërkuar strehim dhe mbrojtje në ndonjë shtet të huaj, është tradhëtar. Në fakt, në një farë mënyre, ti je tradhëtar.

Po, po! Je tradhëtar i idealit të tyre shterpë, të atij ideali, që i bëri shqiptarët skllevër për 45 vjetë, e që po i bën skllëvër edhe sot. Je tradhëtar i mendimeve të tyre kriminale, ashtu siç jam edhe unë, siç janë një milion e gjysëm shqiptarë, që ikën dhe e lanë Shqipërinë sepse donin lirinë, jo skllavërinë.

Tradhëtar, sepse ti ke mendje të ndriçuar dhe udhëhiqesh nga mendimi yt vëtiak analitik. Tradhëtar, sepse nuk ke udhëheqës shpirtëror një kriminel si Enver Hoxha. Tani, i dashtun Ag, ata kanë vëtëm një frikë në lidhje më ty: frikën së mos kthehesh sërish.

Kjo i tmerron kur e mendojne, prandaj dhe vazhdojnë kërcënimin edhe pse je larguar. Por ti, dhe ne të gjithë bashkë, edhe pse nuk jetojme në Shqipëri, do vazhdojmë të luftojmë me artin tonë të shkrimit e krijimit, derisa këneta të thahet në atdheun tonë, e qelbësira të jetë groposur.

Në një poezi tënden të mrekullueshme, që titullohet “Shqipëria”, ti e ke thënë vetë, që “Shqipëria është më e madhe së toka e saj”, prandaj nuk ke përse ndjehesh i përzënë jashtë atdheut dhe i veçuar në Zvicër. Të rrishë aty, në atë vend të lirë dhe të ndjehesh si në shtëpinë tënde. Se aty ku është liria, është edhe shtëpia.

Po kanë edhe tmërre të tjera ata monstra: tmerrin, që po jetojnë si krimbat, vetëm për të ngrënë. Kanë tmerrin, për faktin, që u duhet të mbijëtojnë në pushtet vetëm me propogandë, gënjeshtra dhe akte kriminale. Kanë tmerrin që i mbërthen kur mendojnë, që ti je një poet dhe shkrimtar i mrekullueshëm; dhe se do të vazhdosh të dëgjohesh në jëtë të jëtëve me artin tënd.

Tmerrin që veprës tënde, ata nuk kanë çfarë i bëjnë. A nuk po vazhdojnë të dëgjohen ende zërat e Trifon Xhaxhikës, Avzi Nelës, Genc Lekës, Blloshmit e shumë të tjerëve, që soj i tyre i ndyrë, i burgosi, vari e i pushkatoi duke menduar se i zhbinë nga faqja e dheut? Dhe të mendosh që ti, i dashtun Ag, nuk e pate, dhe shpresojmë të mos e keshë kurrë fatin tragjik të tye.

Cfarë do të lënë pas Brahot, Tarifat e shumë të tjerë si ata? Ta them unë. Do të lënë vëtëm një tahmë qelbësire, që do të duhen nja dhjetë tsuname për ta larguar nga Shqipëria. Ti mos u ligështo, i dashtun vëlla, sepse ikja jote nuk është dështim, ajo është vetëm një tërheqje në fushë të betejës.

Ti e di mirë, që një gjë të tillë, e kan bërë shumë shkrimtar nëpër botë, sidomos shkrimtarw të mëdhënj rusë, krijimet e disa prej të cilëve, edhe i ke shqipëruar në mënyrë të mrekullueshme. Janë burgosur, janë përzënë, janë shpallur armiq, dhë prap janë kthyer te atdheu i tyre me vepra të pavdekëshme, të vlerësuar nga gjithë bota, madje edhe me çmim nobël.

Sepse regjimet, vijne e ikin, kurse populli dhe veprat mbeten. Prandaj, lëri të hanë deri sa të fryhen si rriçnat; sepse rruga e tyre është fare e shkurtër. Ajo nis te tryeza e ngrënjes, dhe përfundon te gropa e nevojtores. Do t’i vrasë babëzia dhe do varrosen tragjikisht shumë thellë. Do i varrosë ajo, e pa mëshirëshmja dhe e pagabueshmja: KOHA. I dashtun Ag! Tani po e mbyll. Paç jetë të gjatë! Kujdesu për familjen dhe bëj atë që ti di shumë mirë ta bësh: SHKRUAJ