Një ditë para tërmetit, 3 miliardë lekë për 50 “Range Rover” për policinë

153

Paratë bëhen rrush e kumbulla dhe sot kur kanë kaluar 8 ditë nga tragjedia që ka goditur vendin me tërmetin, Rama nuk ka akorduar akoma asnjë kacidhe për të prekurit e kësaj tragjedie.

Vetëm një ditë para rënies së tërmetit, Rama dhe policia bënë një paradë të makinave të reja të luksit për policinë.

Një paradë e “Range Rover”-it në sheshin “Nënë Tereza”. Kjo është pamja që shihet në zemër të kryeqytetit ku janë rreshtuar dhjetëra makina me stemën e Policisë Shqiptare bashkëngjitur me atë të Bashkimit Evropian.

Siç shihet edhe në foto, makinat me kilometrazh zero janë parkuar në shesh ku më pas u bë edhe shpërndarja e tyre sipas qarqeve. A mund të adresoheshin diku tjetër këto para? Natyrisht që jo, sepse edhe paratë kanë shkuar tek miku i Ramës që ka ekskluzivitetin e shitjes së këtyre automjeteve në Shqipëri.