Ngjarje e rëndë në Librazhd! Çifti i sapomartuar mbërrin i helmuar në spital, vdes nusja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd, ku një çift të rinjsh kanë mbërritur të helmuar në spitalin e qytetit.

Mësohet se Olsian dhe Rezarta Hajdari, 27 vjeç, dhe 19 vjeçe kanë helmuar veten, ndërkohë që e reja ka ndërruar jetë.

27-vjeçari është dërguar në spitalin e Elbasanit, po ashtu në gjendje të rëndë për jetën.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se të rinjtë ishin martuar të dielën.

Nuk dihen ende arsyet e helmimit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

auto cifti1576228958