Na ishte një herë qyteti i Laçit!

Nga Elton LASKA

Tërmeti nuk ka mbaruar! Çdo ditë evidentohen dëme që ka shkaktuar apo dëme që na i kishin fshehur deri tani. Çfarë po ndodh me Kurbinin? Spitalit i është vendos kryqi, 2 nga 6 lagjet e qytetit kanë rreth 90% të pallateve gati për t’u shembur, me dhjetëra familje në fshatrat Shullaz, Sanxhak, Gjormë, Zhejë, Fushë-Mamurras po qëndrojnë në çadra pasi nuk futen dot në shtëpitë e tyre. A po kthehemi ne në një qytet fantazëm?

Kryeministri? Po u detyrua të shpallte gjëndjen e jashtëzakonshme nga reagimi i mediave dhe i qytetarëve. E ka vizituar dy herë në dy javët e fundit por veçse batutat e tina të cilat shkojnë me shprehjen e zonës tonë “nuk ka mort pa të qeshur” nuk i mbahet mend ndonjë masë emergjente. Si të mos mjafonte kjo ka ndaluar hyrjen e ndihmave humanitare duke u’a bërë edhe më të vështirë jetën qytetarëve.

Ne jemi të “denuar” të jetojmë në komunitet dhe pa reagimin kundër fenomeneve negative si fshehja e problemeve, mos solidarizimi, përfitimet nga situata ku gjendemi vetëm sa do të shtohen.

Nuk kemi nevojë për një polici e cila ta ketë vëmëndjen tek përndjekja e vullnetarëve pasi sipas Kryeministrit edhe ky aktivitet duhet të jetë domen i qeverisë.

Jo more zotëri, ktheni sytë nga hajdutët, drogaxhinjtë, armëmbajtësit pa leje që shëtisin e i bëjnë karshillëk ligjit dhe policisë së shtetit. Vullnetarët janë paqësorë dhe pjesa më e mirë e shoqërisë tonë, ka dasht Zoti dhe ka akoma të tillë, shtet nuk po shohim!

78202039 10218666238701974 5437143303533363200 n