Ministri i jep drekë dhe i thotë do dalësh nga hoteli, ja si i përgjigjet Ardi Daullxhiu

Rama bashkë me ministrat e konsumoi sot dekën në kompleksin “Fafa” në Durrës, me familjet e prekura nga tërmeti që janë strehuar në hotel që prej 26 Nëntorit.

Kamera e ERTV shkon në çdo tryezë duke shkëputur copëza bisedash mes ministrave dhe qytetarëve që hallin më të madh kanë ku të fusin kokën pasi në fund të janarit duhet të dalin nga hotelet.

Ndër banorët që i është prishur shtëpia është edhe një personazh që është bërë i njohur në “Zonë e Lirë”, Ardi Daullxhiu.

Në tavolinë me të është ministri, Blendi Klosi i cili ndër të tjera i thotë se “hotelet do bëhen gati për sezonin turistik kështu që avash avash duhet të lëvizin prej andej”. Klosi e orienton Daullxhiun se duhet të shkojë në bashki dhe të kërkojë kredi ose qira.

“Po s’na e var kush mor vlla. Ku të shkojmë, s’na e var njeri ne”, shprehet ai.

Replikat e Ardit me Klosin:

Blendi Klosi: Si mendon, si mund të të ndihojmë për të të rregulluar shtëpinë atje në Durrës.

Ardi: Nuk e di në dorën tuaj është tani.

Blendi Klosi: Çfarë nevoje ke tek shtëpia ti? E ke parë problemet?

Ardi: Shtëpia ka sa të duash probleme, ka pasur krisje, unë kam frikën e gocës dhe unë e kam “ngrënë temen”.

Blendi Klosi: Kjo historia e hoteleve do fillojë avash avash do mbyllet. Avash avash do të gjendet një sistemin tjetër. Hoteli do të vijojnë me punën se këto do të vijnë turistë. Ju që i keni shtëpitë për pak sistemin dihet të fillojmë t’i rregullojmë. Ata që i janë prishur shtëpitë duhet të marrin kredi nga bashkia do ikin në banesa me qera. Tani duhet të gjesh çik problemet që ke tek shtëpia, duhet të flasësh me ata të bashkisë. Do të ndihmoj edhe unë.

Ardi: Nuk na i varin mo vëlla, nuk na i var kush, nuk na i var njeri.

Blendi Klosi: Duhet të gjejmë mobilje, divanë…

*Biseda e plotë në videon më poshtë