“Me këtë kryeministër që kemi ne, ka 6 vite që nuk shpresojmë”…

Esat Hidraliu, 60 vjeç, invalid jeton që pas tërmetit të 26 Nëntorit me bashkëshorten Dritën 64-vjeçe dhe 4 fëmijët e tyre sikurse thotë, në një çadër të ngritur në afërsi të banëesës, pasi shtëpia i është bërë e pabanueshme në Thumanë.

Kushtet ku ata jetojnë, tregon kryefamiljari janë shumë të vështira e sidomos vështirësi paraqiten me temperaturat e ulta. Ekspertët ende nuk kanë bërë verifkimet, ndërsa vetëm në një rast thotë ai është furnizuar me ndihma dhe ushqime.

Esati nuk ka asnjë shpresë në fjalët që ka premtuar kryeministri për të dëmtuarit nga tërmeti, ndërsa thotë se vendi e ka marrë tronditjen që prej 6 vitesh kur Rama është bërë kryetar qeverie.

“Jam vetë i gjashti në kushte shumë të vështira, të gjithë flemë këtu. Batanijet më shumë i kam marrë nga shtëpia që kisha ndërsa ushqime na kanë sjellë vetëm njëherë me ushqime, miell, vaj makarona.

Është ftohtë në çadër, sidomos gjatë natës. Fëmijët dolën në Pazar për të blerë disa rroba. Me këtë kryeministër që kemi ne, ka 6 vite që nuk shpresojmë, këtë goditjen e fundit na e dha Zoti, ndërsa ne jemi goditur me këtë kryeministër prej 6 vitesh”.