Maskat bëjnë namin në Korçë, 9 dyqane u grabitën brenda këtij muaji

Policia e Korçës bërit të ditur se pas një muaj hetimesh kreu operacionin e koduar “Mekanizmi” në qytetin e Korçës. 1 person u arrestua dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim si autorë të vjedhjes së 8 banesave dhe bizneseve. Po ashtu, u sekuestrua një automjet i përdorur nga autorët e dyshuar.

Pas disa vjedhjeve të ndodhura muajin e fundit në qytetin e Korçës, u vu re se autorët përdornin të njëjtin mekanizëm: duke vjedhur sasi lekësh, sende apo pajisje elektroshtëpiake. Kësisoj, u arrestua A.Z., 23 vjeç si edhe u shpallën në kërkim shtetasit B.Q., 28 vjeç dhe I.G., 25 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera, kqyrja e pamjeve filmike dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:

Më datë 06.12.2019, në banesën e shtetasit Ll.T., në lagjen nr.14, kanë marrë 1 orë dore.

Më datë 11.12.2019, në dyqanin ushqimor të shtetasit R.E., në lagjen nr.4, kanë vjedhur një sasi lekësh dhe 24 steka cigaresh.

Më datë 14.12.2019, në pastiçerinë e shtetasit S.T., në lagjen nr.15, kanë marrë një sasi lekësh.

Më datë 15.12.2019, në lokalin e shtetasit A.D., në lagjen nr.4, kanë marrë një sasi lekësh.

Më datë 15.12.2019, në lokalin e shtetasit N.C., në lagjen nr.15, kanë vjedhur një televizor dhe pije freskuese.

Më datë 18.12.2019, në dyqanin e shtetasit V.T., në lagjen nr.14, kanë vjedhur një sasi lekësh, eurosh dhe 5 steka cigare.

Më datë 19.12.2019, në banesën e shtetases M.K., në lagjen nr.14, kanë vjedhur një televizor dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake.

Më datë 19.12.2019, në lokalin e shtetasit E.S., në lagjen nr.7, kanë vjedhur një televizor plazma dhe një sasi lekësh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet, që dyshohet se është përdorur nga shtetasit e mësipërm për kryerjen e veprës penale.

auto grabitje banka1519980431