Loja e ngushticave turke afron Moskën dhe Ankaranë

Jo vetëm Bosfori dhe Dardanelet, por sidomos Dodekanezi sot dhe Kanal Istanbul nesër vendosin për aksesin rus në “detet e ngrohta” dhe përdorimin e nyjes qipriote nga ana turke. Pse Montreux nuk ipëlqen Uashingtonit. Leksioni i “ligjit osman”.

Rusia nuk i ka kontrolluar kurrë ngushticat turke, megjithatëështë vendi i lidhur më shumë me to. Bosfori dhe Dardanelet përfaqësojnë për Moskën rampat e projektimit tregtar dhe ushtarak në Mesdhe dhe në Oqeanin Indian dhe ndërkohëhyrjet që kufizojnë aksesin në Detin e Zi të superfuqisë, që nga Ponto Eusino mund të godasin barkun e rivalit, zemrën prodhuese dhe demografike të tij. Në fakt, Turqia mund t’i përdorë ngushticat për ta mbyllur Rusinë në Detin e Zi, duke penguar ambiciet e saj drejt “deteve të ngrohta» dhe duke i shkaktuar kosto shumë të larta. Veprime në letër të parashikuara nga Konventa e Montreux, që nga viti 1936 përkufizon regjimin juridik të Bosforit dhe të Dardaneleve.

Një rrethanë e tillë e bën Kinën spektatore të interesuar për ndeshjen që luhet në brigjet e Detit të Marmarasë, po të kihet parasysh ambicia e Pekinit që të replikojë në Tajvan shpirtin e Montreux, nga kjo edhe vendosmëria e saj për të penguar modifikime që lehtësojnë kufizimet dhe që e bëjnë vendimtar rolin e Turqisë, vigjëluese mbi ngushticat dhe arbitër i konfrontimit midis superfuqisë talasike dhe fuqisë tokësore gjatë grykave euraziatike par excellance. Xhandar që synon të shfrytëzojë peshën e saj për të ndjekur interesa autonome strategjike, duke përdorur Bosforin dhe Dardanelet me qëllim që të rivendosë kontrollin e saj mbi ngushticën e «tretë». Në fakt, nga këndvështrimi i Ankarasë ngushticat turke janë tre. Dhe shpejt do të bëhen katër.

Çështja e ngushticave i shqetëson strategët rusë qysh nga viti 1696, kur Pjetri i Madh inauguroi anijen e vetme luftarake në Detin e Zi. Qysh atëhere, shmangia e ngecjes në këtë pasqyrë ujore është bërë për Rusinë një prioritet strategjik absolut. Projektimi drejt Mesdheut dhe Oqeanit Indian – të  ashtuquajturit «dete të ngrohta» – përfaqëson në fakt një objektiv gjeopolitik i domosdoshëm për një fuqi tokësore të privuar nga detet e hapura të lundrueshëm gjatë gjithë vitit.

Edhe pse një projeksion i tillë përbën garancinë më të mirë mbrojtëse ndaj penetrimit të superfuqisë detare (dje Mbretëria e Bashkuar, sot Shtetet e Bashkuara) në bahçen ruse. Varësia e Moskës nga ngushticat provohet nga naftëmbajtëset që kalojnë përditë Bosforin dhe Dardanelet, tashmë pjesë përbërëse të panoramës urbane të Stambollit. Nëpër ngushticat turke kalon 38% e naftës së eksportuar me anije nga Rusia dhe e gjitha kjo e drejtuar drejt rafinerisë indiane tëVadinar, e blerë nga Rosneft më 2017. Një rrugë e ngjashme – me një tirantë të rëndësishme kaspikase – ndiqet nga anijet luftarake ruse të përdorura në Siri e në Mesdhe.

Vitin e kaluar Moska ka transferuar disa anije të flotës së Kaspikut në Detin Azov nëpërmjet Kanalit Vollgë – Don, Detit të Zi dhe Ngushticës së Kerçit. Më 11 qershor një prej këtyre anijeve – korveta e klasit Buyan M Velikij Ustjug – ka tranzituar nëpërmjet ngushticave drejt Sirisë, ashtu si 25 anijet e tjera e  flotës së Detit të Zi që në 6 muajt e parë të2019 kanë kaluar Bosforin dhe Dardanelet në drejtim të jugut (22 ato që i kanë kaluar në kahje të  kundërt). Rrugë që ravijëzon një aks detar Kaspik – Tartush që Putini synon ta shtrijë në Detin e Zi, në Gjirin Persik dhe në Oqeanin Indian, pse jo edhe ta konsolidojnëme një kanal të ri midis Vollgës dhe Donit më i gjatë dhe më i thellë se ai aktuali.

Megjithatë, në strategjinë ruse ngushticat zbulohen parasëgjithash si bartëse kërcënimesh. E zbulon për shembull kënaqësia me të cilin Bashkimi Sovjetik priti firmosjen e Konventës së Montreux. Për Moskën bëhej fjalë për një rregullim thuajse ideal, nga momenti që u garanton projeksion dhe siguri – dy anë të së njëjtës strategji – si asnjë regjim tjetër i mëparshëm.

Për sa dpengon projektimin ushtarak rus duke ia kufizuar numrin, tonashin dhe tipologjinë e anijeve që vendet e Detit të Zi mund të transferojnë në Mesdhe nëpërmjet ngushticave, Konventa e Montreux ivendos limite akoma edhe më kufizuese vendeve jobregdetare, të legjitimuara që të tranzitojnë nëpër Bosfor dhe Dardanele anije luftarake me tonazh të përgjithshëm jo më të madh se 15000 tondhe t’i mbajnë në Detin e Zi për një maksimum 21 ditor. Nga perspektiva ruse, benefitet e këtyre garancive mbrojtëse i tejkalojnë shumë pengesat ndaj shkeljeve. Për t’u nënvizuar në këtë kuptim fakti që propozimet e rishikimit të Konventës së Montreux të bëra nga ambientet më maksimaliste kanë të bëjnë kryesisht me kufizimin e mëtejshëm e lirisë së lundrimit të fuqive jobregdetare, jo mbi lehtësimin e kufizimeve të vendosura ndaj atyre bregdetare. Në konfirmim të faktit që strategjia e Moskës në makrorajonin Det i Zi – Ngushtica – Mesdhe është kryesisht mbrojtëse.

Vetëm kontrolli i drejtpërdrejtë i ngushticave do t’i jepte Rusisë garanci më të qëndrueshme se Montreux. Nuk është rastësi që këto “qafa shishesh” euuraziatike kanë qenë posti maksimal në lojë i një ppërplasjeje gjeopolitike shekullore midis turqve dhe rusëve. Dëshira e zjarrtë për të lundruar lirisht në Mesdhe ka drejtuar gjeopolitikën ruse e 3 shekujve të fundit, me rezultate vërtet katastrofike. Ka qenë vetëMolotovi ai që e ka pohuar, duke pranuar se qe agresiviteti i Stalinit dhe i gjeneralëve të tij që e ka shtyrë pashmangshmërisht Turqinë drejt krahëve të NATO-s. Edhe pse qysh nga viti 1936 deri më sot Ankaraja i ka qeverisur ngushticat në mënyrë shumë më të favorshme për rusët sesa për amerikanët. Në vitin 1974 – gjatë krizës së Qipros me Shtetet e Bashkuara – Turqia lejoitë kalonin nëpër ngushtica dy aeroplanmbajtëse sovjetike në shkelje të hapur të Montreux. Në vitin 2008 – teksa ishte në zhvillim lufta në Gjeorgji – Ankaraja ndaloi në hyrje të Dardaneleve një anije spital amerikane që shkonte për Batumi, pasi tonazhi i saj kalonte limitet e fiksuara  nga Konventa. Një ambiguitet që kontribuon duke e rritur rëndësinë e rajonit në strategjinë e Shteteve të Bashkuara.

Në ekuacionin e Uashingtonit ngushticat turke vlejnë në masën në të cilën vlen Rusia. Si rrugë aksesi të pprivilegjuar në zemër të fuqisë armike, ato kanë një rëndësi të ngjashme me atë të Ngushticës së Tajvanit. Kështu, nga perspektiva e Shteteve të Bashkuara, uniciteti i ngushticave qëndron në faktin që këto “qafa shishesh” janë të rregulluara nga një regjim që ua kufizon lundrimin, duke ia penguar atyre që të futen në«liqenin rus» siç bëjnë në«liqenin kinez». Detaj jo i anashkalueshëm për superfuqinë talasike, sidomos në konsideratë të faktit që Deti i Zi juglindor – mbi të cilin ndodhen 3 vende të NATO-s; Turqi, Bullgari e Rumani – është pjesë përbërëse e perandorisë europiane të Amerikës. Fortifikimi i Detit të Zi nga ana e Rusisë ngre kështu një problem gjeopolitik jo të anashkalueshëm për amerikanët, që sot – për shkak tëMontreux – do të detyroheshin që ta mbështesnin kosto të larta për ta çarë kështjellën ruse në veri të Bosforit.

Shtetet  e  Bashkuara kanë dislokuar disa asete ushtrake në zonë, Marina amerikane e shfrytëzon tërësisht Konventën e Montreux, por përgjigja ushtarake e NATO-s ndaj rusifikimit të Detit të Zi ka mbetur shumë nën pritshmëritë e vendit më proatlantik të zonës, Rumanisë, që në samitin e Varshavës e 2016 kishte mbështetur krijimin e një flote të përbashkët turko – rumuno – bullgare nën egjidën e Aleancës Atlantike.

Projekti është fundosur nga Kryeministri bullgar Boyko Borisov, sinjal i qartë i influencës së Moskës në bregun euzin të perandorisë europiane të Amerikës, dhe në çdo rast nuk do t’i spostonte raportet e forcës midis NATO-s dhe Rusisë në Detin e Zi. Të cilat mund të përmbysen në favor të së parës vetëm në rast se Marina amerikane mund t’i kalojë ngushticat turke me të njëjtën liri me të cilën kalon Ngushticën e Tajvanit.Është kjo përgjigja që ushtarakët i japin kujt ankohet për joefikasitetin e reagimit të NATO-s ndaj aneksimit të Detit të Zi nga ana e Rusisë.

Anipse Uashingtoni aspiron idealisht që të çlirohet nga Montreux dhe të futet në Detin e Zi me të njëjtën liri me të cilën e bën në Detin e Kinës Jugore, çështja për momentin nuk duket se ka një rëndësi vendimtare në ekuacionin strategjik amerikan. Kryesisht për dy arsye. Në radhë të parë, për të frenuar Rusinë – në perspektivë edhe Kinën – Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë ta rrethojnë kështjellën e Detit të Zi.

Superioriteti i pastër detar që gëzojnë në Mesdhe është i mjaftueshëm që t’i shkatojnë kosto shumë të larta rivalit me Marinën e tij të mbledhur në veri tëngushticave. Edhe në konsideratë të faktit që Moska nuk disponon forcë ushtarake për të realizuar një sulm amfib ndaj ndonjë vendi bregdetar të NATO-s dhe as për të pushtuar Ukrainën. Mbi të gjitha dhe kjo është arsyeja e dytë, Uashingtoni është i bindur se mund t’ia besojë fazën e parë të frenimit Turqisë. Ammerikanët janë të sigurtë se me perëndimin e iluzionit euraziatik, do të jenë vetë turqit ata që do të ofrohen për ta frenuar rivalin e tyre.

Për turqit, Bosfori dhe Dardanelet posedojnë një rëndësi sentimentale më parë akoma se gjeopolitike.Është në Conk Bayırı – në zemër të Gadishullit tëGallipoli – që rreth orës 10 të 24 prillit 1915 një oficer me emrin Mustafa Kemal urdhëroi njerëzit e tij  të«vdisnin» në mbrojtje të atdheut osman nga pushtuesi europian, duke hyrë kështu në mitin e një historie dymijëvjeçare dhe duke arritur të mbrojë aksesin në një “qafë shisheje” që turqit e kontrollonin nga 1354. Bosfori ka qenë skenari i Pushtimit.

Skena mbi të cilën kryeqyteti i përjetshëm i osmanëve ka shfaqur madhështinë e tij të përkryer. Organi jetik i Perandorisë, simbol final i fuqisë sulltanore, fetish të cilit trashëgimtarët e fundit të Osmanit ju drejtuan për të përfaqësuar një pushtet që nuk ekzistonte më. Dhe qe duke parë anijet britanike të mbyten në Bosfor që më 13 dhjetor 1918 Mustafa Kemal Atatürku, i sapombritur në ish stacionin hekurudhor Haydarpasha nga Anadolli,tha shprehjen e tij më të famshme: «Do të largohen ashtu si kanë ardhur» («Geldilerigibi giderler»).

Sulltan Mehmet Fatihu dhe trashëgimtarët e tij i kanë kontrolluar ngushticat turke nga 1453 deri më 1918 dhe për pjesën më të mirë të kësaj periudhe i kanë qeverisur sipas «ligjit të lashtë të Perandorisë Osmane». Institut i të drejtës publike që i lejonte Sulltanit që t’ia  ndalonte kalimin e Bosforit e të Dardaneleve anijeve të huaja.

Duke u përjashtuar atyre aksesin në Detin e Zi, «virgjëreshë në kuptimin e plotë të fjalës», dhe deri në luftërat ruso – turke e 1768 – 1774 një «liqen osman». Traktati i Küçük Kaynarca i 1774, që shënon një rrëshqitje strukturore në raportet e forcës midis Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Ruse, revolucionarizon krejtësisht kontekstin gjeopolitik mbi të cilin ndodhen ngushticat.

Fitorja në luftërat kundër turqve e periudhës 1768 – 1774 i mundëson në fakt rusëve që të vendosen në mënyrë të qëndrueshme në bregdetin euzin dhe, më1783, të aneksojnë Krimenë dhe të inaugurojnë flotën e parë ushtarake në Detin e Zi. 15 vite më pas, më 1798, anija e parë luftarake ruse kalon nëpër ngushtica drejt «deteve të ngrohta». Nën presion nga rusët, Sulltani mbetej i privuar nga karakteri diskrecional i pushtetit të tij. Pas Küçük Kaynarca, regjimi qeverisës i Bosforit dhe i Dardaneleve humbet karakterin bilateral e kapitullimeve dhe nis të pasqyrojë raportet e forcës midis fuqive europiane në Divanin perandorak.

Fuqi midis të cilave tashmë përfshihet Rusia, që me Traktatin e Hünkâr İskelesi të 1833 siguron kushte jashtëzakonisht të favorshme. Zbatimi i «ligjit të lashtë të Perandorisë Osmane» – që njihet si institut i së drejtës publike europiane nga Konventa për Ngushticat e 1841 – u bë kështu pasojë gjeopolitike e varësisë së Portës, e kërcënuar në vete ekzistencën e saj nga Perandoria Ruse, ngga fuqitë  e Kontinentit të Vjetër. Anijeve të të cilit u lejohet kalim i lirë drejt Detit të Zi në rastin e Luftës së Krimesë1853 – 1856, rrethanë vendimtare për rezultatin e konfliktit.Armëpushimi i Mudrosit i 1918 dhe Traktati i Lozanës i 1923 ua heqin turqve kontrollin e ngushticave pas 4 shekujve e gjysmë.

Nga perspektiva e Ankarasë, Konventa e Montreux përfaqëson kështu një manifestim themelor pavvarësie. Ka mundësi suksesi kryesor i gjeopolitikës kemaliste, që duhet lexuar gjithmonë në prizmin e katastrofës së Luftës së Parë Botërore. Konotacioni themelor i Montreux është në fakt ai që ka rivendosur kontrollin turk mbi ngushticat, objektiv arritja e të cilit në vitet ’30 nuk ishte aspak i mirëqenë. Bëhet fjalë veç të tjerash për një kontroll paradoksalisht më të qëndrueshëm respektivisht ati të garantuar në shekullin e XIX nga «ligji i lashtë i Perandorisë Osmane». Për sa sovraniteti turk mbi ngushticat është kufizuar nga zbatimi i Montreux, nenet e së cilës pasqyrojnë ekuilibrat midis fuqive të mëdha si traktatet dhe marrëveshjet e epokës osmane, disekuilibrat e tillë janë kristalizuar në nenet e Konvetntës. Duke i garantuar kështu Ankarasë hapësira më të mëdha manovre.

Paradoksalisht, ngushticat sot po kanë një rëndësi marxhinale në strategjinë detare të Turqisë dhe një rol vendimtar në atë tokësore. Rrethanë që tregon perspektivën kardinale nga e cila Ankaraja shikon nga Bosfori dhe nga Dardanelet. Në këtë kuptim, Erdogani ka retifikuar paradoksalisht metaforën e vjetër të Turqisë si urë midis Europës dhe Azisë, duke investuar masivisht në dimensionin tokësor të ngushticave. Siç e tregojnë infrastrukturat faraonike e ndërtuar mbi (dhe nën) Bosfor e Dardanele. Projektimi detar i Ankarasë ravijëzohet në fakt nga bazat turke në Katar e Somali dhe nga instalimmi ushtarak që Erdogani synonte (synonte) të ndërtonte në ishullin sudanez Savakin. Ashtu si nga porti ushtarak në projekt në Famagosta për të koordinuar aktivitetet e anijeve shpuese në basenin energjitik qipriot.

Përtej marxhinalietit të ngushticave, një perspektivë e tillë ekspansioni detar zbulon centralitetin e Qipros dhe rëndësinë absolute strategjike të Dodekanezit. Arqipelag që sipas strategut të famshëm turk Ahmet Davutoglu i qëndron Ankarasë ashtu si ngushticat i qëndrojnë Moskës. Sepse duke mbyllur «ngushticën» e Dodekanezit është e mundur të mbyllet Turqia në Egje, të prishet vijueshmëria midis këtij të fundit e Mesdheut, të  bëhet e pamundur mbrojtja e Qipros. Kështu, nga perspektiva e Ankarasë, ngushtivat turke janë tre dhe më strategjikja prej tyre i shpëton kontrollit të saj.

Për shembull, më 11 prill të këtij viti gjenerali grek Antonios Nomikos ka inspektuar trupat greke në ishullin Gaidar (Eshek) në bordin e një xhipsi amerikan dhe të nesërmen ka ngarkuar e ka nisur drejt bregut turk një armë kundërajrore nga ishulli Hurshit – apendiks gjeopolitik natyror i Dodekanezit. Gjithçka me bekimin e Uashingtonit, akoma më shumë eksplicit në rastin e aleancës mesdhetare izraelo – greko – qipriot.

E konsakruar solemnisht në Jeruzalem në mars nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe e farkëtuar nga perspektiva për të eksportuar gaz në Europë nëpërmjet gazsjellësit East Med, që Ankaraja e konsideron si vijën kufitare e projeksionit të saj dettar më shumë se trajektoren e një infrastrukture energjitike. Vë të tjerash, me kërkesën e Athinës, Shtetet e Bashkuara po rrisin edhe praninë e tyre aerodetare në Kretë, në Thesali dhe në Dedeagaç (Aleksandropoli). Mbi të gjitha, amerikanët projektojnë që të instalojnë një bazë ushtarake në Skaranto (Kerpe), përballë bregut turk. Dinamika që zbulojnë presionin në rritje të ushtruar nga amerikanët në Egje, veçanërisht në afërsi të ngushticës së «tretë» turke.

Prillin e kaluar, me rastin e vizitës në Uashington të homologut të tij grek, Sekretari i atëhershëm amerikan i Mbrojtjes James Mattis ka shpjeguar se Shtetet e Bashkuara i kanë caktuar Greqisë rolin e xhandarit të Egjeut me qëllim që të«luftojë influencën malinje e Rusisë». Gjë që konfirmon tek vendimmarrësit turq bindjen sipas të cilës, pavarësisht nga objektivat reale të superfuqisë, frenimi i Moskës implikon pashmangshmërisht frenimin e Ankarasë. Sepse nëse qëlllimi është të frenohet Rusia, atëhere efekti imediat është ai i bllokimit të projeksionit detar të Turqisë.

Është ky perceptim i përhapur i ndërhyrjes së vrullshme amerikane që u imponon dy rivalëve historikë që të shihen në mënyrë të ndryshme respektivisht të kaluarës. Ankarajadhe Moska duket se kanë arritur vetëdijen e brishtë se duke ndjekur interesat e tyre pa mbajtur në konsideratë ato të të tjerëve prodhojnë një lojë me shumatore zero ku fituesi i vetëm janë Shtetet e Bashkuara. Turqia dhe Rusia vazhdojnë që të ndjekin interesa konfliktuale në të gjithë kuadrantët ku u mbivendosen projektimeve të tyre strategjike, por ndajnë sot 3 prioritete gjeopolitike absolute: të frenojnë presionin e superfuqisë mbi hapësirat e tyre detare jetike, të prishin bllokun amerikan dhe të sigurojnë një trajektore ekspansioni drejt Oqeanit Indian.

Konvergjimi i  pjesshëm i pikëpamjeve të dy fuqive tokësore kundër superfuqisë talasike nuk është krejtësisht e re dhe sot është e konsoliduar nga një rrëshqitje e konsidererueshme, për sa e dukshme, në qasjen ruse ndaj ngushticave. Kontrolli direkt i këtyre arterieve jetike mbetet për Moskën perspektiva ideale, kompletimi i një marshimi shekullor përgjatë trajektores strategjike të hequr nga Pjetri i Madh. Në prillin e 2016, teksa ishte në zhvillim kriza me Turqinë dhe Erdogani kërkonte një prani më të madhe të NATO-s në Detin e Zi – Putini ka njoftua përballë një delegacioni klerikësh ortodoksë ukrainas qëllimin e tij për të përfunduar «punën e lënë pakryer nga  Nikolla i II», domethënë të restaurojë kristianizmin në Kostandinopojë dhe të«çlirojë» ngushticat nga turqit.

Objektiv që nëse në epokën e Carit të fundit ishte jashtë nga shtrirja gjeopolitike e Moskës, sot i shpëton deri kapacitetit ëndërrues të saj. Të paktën deri sa do të ekzistojë superfuqia, që do të vinte potencialisht në rrezik superioritetin e saj detar në Mesdhe në rast se Rusia do të fuste në dorë ngushticat turke. Perspektivë patjetër e papranueshme për Shtetet e Bashkuara, që i kanë mjetet për parandalimin e ndodhjes së një skenari të tillë dhe ta përmbysin situatën.

Në rast se Rusia do të provonte t’i «çlironte» ngushticat, do të rrezikonte që të alarmoheshin amerikanët, pse jo edhe të humbasë aksesin, që Turqia në fakt e garanton. Ankaraja nuk e ka marrë kurrë seriozisht në konsideratë hipotezën, e ushqyer nga shumë, e mbylljes së ngushticave anijeve ruse gjatë krizës së periudhës 2014 – 2016. Veç të tjerash, Erdogani ka lënë që të bjerrë në vesh të shurdhër një kërkesë e ngjashme e Ukrainës pas incidentit të Kerçittë 25 nëntorit 2018. Mbi të gjitha, në muajin mars, Turqia ka lejuar kalimin e një nëndetëseje ruse që ishte nisur për Tartush në shkelje tëMontreux.

Kështu, në mënyrë realiste për Moskën opsioni më fitimprurës është që ngushticat të kontrollohen nga një vend mik apo, gjithsesi, jo aleat i  armikut.Është kjo logjikë pas strategjisë turke të Putinit, qëi ndërgjegjshëm për gabimin fatal të bërë nga Stalini, duket i vetëdijshëm për rëndësinë që të mos e detyrojë Ankaranë të shërbeë si pararojë e Amerikës. Edhe pse Anadolli i ofron sot Moskës një terren shumë pjellor. 4 turq nga 5 janë të  bindur se Shtetet e Bashkuara janë kërcënimi kryesor i sigurisë së tyre, ndërsa vetëm 40% e popullsisë mendon njëlloj për Rusinë. Akoma më i theksuar fakti që 1/5 e kombit turk shikon tek Rusia deri një«vend mik» dhe se vetëm 5% i shohin Shtetet e Bashkuara si aleatë.

Është ky substrati që bën aspak jonatyral afrimin e dyshimtë ruso – turk, veçanërisht i dukshëm pikërisht përgjatë vijës tokësore të cilës rajoni i ngushticave i përbën nyjen thelbësore. Për shembull, Moska do të bëhet partner faktik i gazsjellësit Baku – Tbilisi – Erzurum(BTE), fillimisht i patronizuar nga amerikanët pikërisht në funksion antirus. Po aq i theksuar fakti që Turqia, Rusia dhe Azerbajxhani kanë vendosur që të lishin Transiberianen me hekurudhën Baku – Tblisi – Kars (BTK). Edhe në këtë rast bëhej fjalë për projekteme origjinë konkuruese. Rusia e përdor këtë rrugë qysh nga viti i kaluar,  ofron që t’i ndërtojë një linjë shtesë BTK-së dhe premton krijimin e një shërbimi transporti të rregullt konteinerësh midis Kinës dhe Bakusë.

Bashkëpenetrimi në rritje i strategjive të Ankarasë dhe Moskës duket jashtëzakonisht qartëedhe nëse shikohet nga perspektiva e ngushticës së«katërt» turke, Kanalit Stamboll, rrugë ujore paralele me Bosforin që brenda 2023 do ta bëjë qendrën e Stambollit një qytet – ishull. Efekti kryesor i veprës fillimisht e ideuar nga Sulejmani do të jetë aii i reduktimit të të ardhurave të eksportit petrolifer rus. Në fakt, Erdogani synon që ta drejtojë për nga kanali i ri tranzitimin e petrolierave dhe t’i bëjë ata të paguajnë një tarifë të mirë për kalimin.

Operacioni bëhet i mundur nga fakti që Kanali Stambollnuk do të mbulohet nga kriteret e Montreux dhe se Konventa që i cakton Turqisë pushtete diskrecionale të cilat u mundësojnë që ta rrisë eksponencialisht kohët e pritjes të anijeve, me kosto potencialisht shumë të larta. Gjithsesi më të ulëta nga taksa që Ankaraja synon t’u vendosë anijeve ruse që nga 2023 e prapa do të synojnë që të zënë ngushticat drejt Mesdheut. Pak muaj më parë Erdogani e ka lejuar Putinin që të shijojë metodën që synon të adoptojë. Në shkurt, koha e pritjes për anijet drejt Mesdheut nëpërmjet ngushticave turke nga kaluar nga 1 – 2 ditë në 16 ditë, ndërsa ajo për anijet që synojnë të bëjnë rrugën e kundër nga 5 – 6 ditë në 15 ditë. Më 16 shkurt qenë 55 anijet ruse në pritje që të zinin Bosforin, me në bord 51 milion fuçi nafte.

Pashmangshmërisht, vënia në funksionim e Kanalit Stamboll do të shkaktonte një proces modifikimi të Montreux për ta përfshirë infrastrukturën e re. Çështja do të vihej dukshëm mbi tavvolinë nga Rusia, që në mënyrë legjitime mund ta denoncojë shkurtimin e turqve si në kundërshtim më frymën e Konventës. Kështu qëështë vetëm në dukje befasues fakti që komentatorë influentë rusëe konsiderojnë kanalin më strategjik se TurkStream dhe se centrali bërthamor qëRosatom po  ndërton në Akkuyu dhe t’i kërkojnë Kremlinit që të bëhet partner.

Si mjet për t’u mundësuar amerikanëve që të futen në Detin e Zi, Kanali Stamboll po bëhet instrumenti me të cilin turqit dhe rusët synojnë që t’ia mbylliin ngushticat superfuqisë. Megjithëse të kufizuara, manovrat detare të kryera nga Ankaraja dhe Moska në Detin e Zi në fillim të marsit përfaqësojnë një indikacion të qartë të drejtimit që po marrin ngjarjet. Mbi të cilat kontribuon të nxjerrë në dritë afera S-400, gur themeli i integrimit turko – rus.

Në fakt, Ankaraja synon që ta dislokojë sistemin rus në bazën e Mürted (ish Akıncı), selia qendrore e puçisstëve të 15 korrikut. Vendosja e sistemit, rrezja e raketave dhe preokupimet e shprehura nga Athina lidhur me impaktin e S-400 mbi ekuilibrat egjease dhe trafiqet lënë të kuptohet se sistemi rus do të mbulojë rajonin e ngushticave. Duke ua penguar potencialisht aksesin amerikanëve, Montreux ose jo Montreux. Mbi të gjitha, duke e bërë më të komplikuar operacionin e prirur për ta mbajtur  Rusinë në Detin e Zi, duke e zgjeruar «flluskën» ruse në jug të Dardaneleve.

Dinamika të ngjashme duket se po ravijëzohen edhe në ekstremin e kundërt e makrorajonit Det i Zi – Mesdhe. Perspektiva e njohjes reciproke e Krimesë dhe e Republikës Turke të Qipros Veriore është latent qysh nga 2014 dhe që sot është bërë më konkrete nga tentativa amerikane për t’i penguar Rusisë përdorimin e porteve greko – qipriote. Lëvizje që bën te kthehet aktuale ideja jo e re e një baze detare turko – ruse në Qipron Veriore. Infrastrukturqë do të hidhte bazat për një hapje të ardhshme të porteve mesdhetare të Turqisë ndaj anijeve luftarake ruse. Zhvillim dukshëm jonatyral, ashtu siç ishte jo shumë vite më parë eventualiteti që Ankaraja të blinte S-400, të cilave turqit synojnë t’u blejnë bateri të tjera.

Veç të tjerash, duke propozuar që të bashkëprodhojnë S-500 me Moskën dhe të blejnë nga kjo e fundit edhe avionë luftarakë. Asete që nëqoftëse dislokohen përgjatë bregdetit anadollas do të vinin në diskutim raportet e forcës në Mesdhe. Duke rrezikuar primatin e superfuqisë dhe duke sanksionuar daljen nga orbita amerikane e Turqisë. Që në këtë pikë do ta fuste në xhep potencialin e saj ruajtës. Rrethanë që siguron Shtetet e Bashkuara, të vendosur që  të shkojnë e të shikojnë letrat e Erdoganit për t’i kapur  bllofin. Duke rrezikuar kështu që të përsërisin gabimin e Stalinit.

(nga Limes)

Përgatiti

ARMIN TIRANA