Liria e mediave po përjeton ditët më të vështira! Reagon Berisha: Ndal dorës së xhelatit të fjalës së lirë!

59

Nga Sali BERISHA

Mbyllja e portalit tjetër të njohur “Brryli Broadway”, një akt tjetër kriminal i Edvin Kristaq Xhelatit.

Liria e mediave po përjeton ditët më të vështira. Edvin Kristaq Xhelati mbylli edhe portalin tjetër të mirënjohur dhe të pavarur, “Brrylli Broadway”, pasi ai ka kritikuar menaxhimin e falimentuar të situatës pas tërmetit nga ai dhe narkoqeveria e tij.

Ky akt kriminal ndaj fjalës së lirë vjen në vazhdim të një përpjekjeje të pashembullt për të rikthyer censurën dhe si hakmarrje e ulët e primitive për kritikat e këtij portali ndaj Edvin Kristaq Xhelatit dhe dështimit të tij në menaxhimin e gjendjes të krijuar nga tërmeti në vend.

Ky vendim tregon se si po keqpërdor Edvin Kristaq Xhelati, shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend të Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, për të shuar urrejtjen dhe ushtruar hakmarrjen e tij ndaj mediave të pavaruara joqeveritare dhe vendosur censurën e tij.

Kështu, pas mbylljes së portalit JOQ, censurimit të editorialit të gazetës “Dita”, arrestimit për statusin e Fb të studentes Xhulia Aliaj, ndalimit të përkohshëm të portalit “Dosja.al” me kriminelë të fjalës së lirë që kontrollohen nga zyra e tij, Edvin Kristaq Xhelati mbylli edhe portalin e njohur “Brryli Broadway”.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale, antikushtetuese të Edvin Kristaq Xhelatit ndaj fjalës së lirë që po zbaton në Shqipëri praktika të njëjta me ato të Koresë së Veriut dhe Iranit.

Kërkoj zhbllokimin e menjëhershëm të portaleve të bllokuara dhe i bëj thirrje organizatave ndërkombëtare dhe vendeve të lira mike që mbrojnë lirinë e mediave si një vlerë themelore të shoqërisë së lirë, të dënojnë qëndrimet staliniste të Edvin Kristaq Xhelatit ndaj mediave me të cilat ky bastard i bllokmenëve hoxhistë kërkon të rikthejë censurën e kohës së etërve të tij mizorë.