Kur Subashi bën “Ligjin” në Fier

Nga Luan BAÇI

Tashme kjo eshte fakt.
Ai komandon çdo gje, vendos per çdo gje, kjo edhe nepermjet familjareve te tij, qe jane te emeruar ne poste te ndryshme te administrates publike.

Kete radhe behet fjale per Subashin e “vogel”, vellaçkon e kryetarit te “madh “, qe eshte Drejtor personeli ne qark, ai eshte kryetari “de fakto ” i Qarkut, pasi kryetaria “de jure” e shkrete, thjesht pershesh po ha.

Fotot ne fjale, jane foto te zyres se Av te popullit, zyre shume e rendesishme, per te ballancuar pushtetet, zyre qe merret, me shqetsimet dhe ankesat e qytetareve dhe qe duhet te jet, ne dispozicion te tyre.

Por tashme, keto zyra do te degdiset ne periferi te Fierit, ose ku te munden pa adres, pasi, “pronaret ” e Fierit, vendosen ti mbyllin zyrat me arroganc, me dhune, duke shqyer deren e zyres, duke nxjerre paisjet jashte dhe duke e kyçur deren, pasi aty do te behet nje sallon pritje, ku kryetari “de fakto” i qarkut do te beje pazaret e radhes, per tenderat e bashkise.

Denoncimi dhe fotot vijne nga perfaqsusja e zyres se avokatit te popullit ne Fier, Znj Laureta Roshi.

Sa per sqarim kjo, se me ligjin e shpifur, “anti shpifje ” te qeverrise dhe te Subashajve te rilindjes, qe kane uzurpuar çdo pushtet ne Fier dhe nuk kane lene familjare, kuneter, kunata, baxhanak, kusherinj, krushq, komshinj besnike pa emeruar ne pune, mundet qe dhe te na padisin dhe te na fusin ne burg.

Qytetare te Fierit, interesohuni shikoni degjoni, verifikoni, mesoni te verteten, se si po na drejtojne, se si po na vjedhin, se si po perfitojne qindra milione leke dhe ju po vuani, pa pune, pa te ardhura, pa shprese, po largohen bijte tuaj çdo dite larg shtepise, familjes dhe pastaj gjykoni kete kaste hajdutesh te pa ngopur, qe nuk ndalojne, po nuk i ndaluam ne te gjithe bashke.

2 66

1 78