Kryebashkiaku i Ramës denoncohet për shpërdorim dhe abuzim me ndihmat për tërmetin

78

Kryetari monist i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, akuzohet për shpërdorim dhe abuzim me ndihmat për tërmetin.

Denoncimi bëhet nga një qytetar përmes Facebook-ut të ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, ndihmat po shpërndahen vetëm aty ku do Suli, ndërsa të afërmit e tij po i shpërdorojnë.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Akuzohet narkokryetari monist Rakip Suli per shperdorim dhe abuzim me ndihmat per termetin.

Miq, le tju beme thirrje qytetareve te demtuar nga termeti qe tju tregojne vendin Sulit dhe bandes se tij mafioze te ndihmave.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Doktor!
Jam nga Burreli por jetoj ne Kamez, desha te ju informoj se ndihmat e te prekurve nga termeti po i shperndan Rakip Suli me shpuren e vet aty ku duan ato, po marrin vet dhe te afermit e tyre dhe po i shperdorojne. Problemi eshte se ato kane ardhur per te prekurit nga termeti e jo per militantet e PS. Kryesisht po shperndahen ne paskuqan dhe Valias te vjeter por nuk jane te prekur nga termeti.