Kriminale! Dëmet e tërmetit në Maternitet mbulohen me çarçafë! (Foto)

Nga Bardh SPAHIA

Këto janë fotot që denoncohen nga personeli i shqetësuar i maternitetit të ri, për dëmet që janë shkaktuar në institucionin që sjell jetë. Instituti i ndërtimit e ka verifikuar godinën, që më 27 nëntor.

Në aktin e ekspertimit, thuhet se për shkak të tërmetit, përvec dëmeve në godinën bazë, ka probleme serioze në shtesën 4 katëshe dhe këshillohet ndërhyrje e menjëhershme, sepse lëkundje të tjera mund të sjellin shkëputje të shtesës!!!!

Pra situata është tejet serioze. Cfarë bën shteti i papërgjegjshëm? Përvecse e fsheh, sepse nuk është raportuar në asnjë nga informacionet që Bledi Cuci nxjerr dy herë në ditë, shikoni zgjidhjen mesjetare që i jepet: të carat mbulohen me carcafë operatorë!!!!!

Këtu kalohen kufijtë e papërgjegjshmërisë dhe hyhet në kufijtë e një vepre kriminale!
Sa të sigurt mund të jenë pacientët e personeli mjekësor në këtë ndërtesë, ku dëmet e tërmetit thjesht mbulohen me carcafë, e nuk ndërhyhet për të siguruar godinën, e sidomos kur nuk raportohet publikisht si dëm serioz?

1 28

4 16

2 22

3 18

5 10

6 9