Komisioneri i BE i vendos kushtin e panegociueshëm Ramës për ndihmat!

Komisioneri për menaxhimin e krizave në Bashkimin Europian Janez Lenarcic, ka mbërritur në Shqipëri dhe është takuar me kryeministrin Edi Rama ku edhe kanë zhvilluar një komunikim të hapur për mediat.

Tema kryesore e takimit ka qenë situata pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe menaxhimit të saj ndërsa Rama ka tipersëritut nevojën që sipas tij ka Shqipëria për ndihma financiare nga BE.

Taksa kanë përmendur edhe ndihmën që ka dhënë Komisioni Europian prej 15 milionë euro, Lenarcic i ka thënë Ramës se do të vijë kolegu komisioner dhe do të jetë ai që do të marrë frenat për këtë punë që do të bëhet për rindërtimin.

Ndërkohë ai i ka treguar edhe kushtin e panegociueshëm për ndihmat që do të vijnë nga BE: “Ka një parakusht thelbësor: vlerësimi i nevojave pas kësaj fatkeqësie natyrore. Jemi lidhur me OKB dhe instoitucione. Kjo do të jetë e rëndësishme, faza e vlerësimit të dëmeve. Gjërat po shkojnë sic duhet për sa i përket punës. Do tju inkurajoja zoti kryeministër ta shihni rindërtimin në një këndvështrim më të gjerë, duke përfshirë edhe përmirësime në fushën e parandalimit dhe parapërgatitjes. Që do të thotë marrja e masave për tërmetet….”, tha Lenarcic.

Ndërkohë Rama i ka treguar komisionerit sistemimin e disa banorëve nëpër hotelet e vijës bregdetare ndërsa për banorët e prekur nëpër zonat rurale, ai i ka kërkuar çadra.

” Në zonat urbane zgjidhja jonë ka qenë në hotele sepse bregdeti ka hotele, kemi bërë marrëveshje për tu paguarnë bazë kostosh. Kemi mijëra persona në hotele. Por kjo s’mund të zgjasë pafundësisht.

Kështu që synimi ynë është që ata që qëndrojnë aty edhe për festat e fundvitit dhe njerëzit janë të lidhur me tokën dhe bagëtinë. Atyre su themi dot lërë shtëpinë dhe hajdeni në hotel. Objektivi ynë në këtë rast është të marrim masat që secili prej tyre të ketë një cadër dimri. Dhe të mos kenë të ftohtë, lagështirë dhe mundësisht ndricim.

Në sajë të Luigit në fakt kanë ardhur cadrat e para dhe janë fantastike. Kanë minimalen, nëse u japim këto pranë shtëpive, ky do të ishte një tranzicion i mirë. Ndërkohë që mendojmë për rindërtimin e shtëpive. Kjo është cështja kryesore, dhe ajo që thatë ju për të bërë vlerësimin për fatkeqësinë. Të kemi një fond të integruar.

Unë kam lexuar shumë si ka ecur një situatë e përafërt në vende të tjera. Ka edhe shtete që thonë se unë vij port ë ndërtoj kaq banesa: por sduhet të jetë kjo sepse duhet të jetë në standarte të caktuara. Dhe në cfarë lloj banesash e shtëpish duhet të bëhen. Sepse largqoftë nëse ndodh një tërmet tjetër, nuk mund të lëmë cdo lloj organizate”, tha Rama.

Dialogu në takim

Edi Rama: Jemi vërtet në një situatë të vështirë, por më duhet tju them që ne në fakt kemi përjetuar një solidaritet të madh nga vende të ndryshme, natyrisht edhe me ambasadorin që ka ardh që në minutën e parë dhe jo në ditën e parë dhe ka ndihmuar shumë.

Sepse ndoshta pjesa më e vështirë është pjesa e vetmisë. Pjesa e madhësisë, e shkallës së madhe të kësaj sfide. Dhe të kesh miq dhe të kesh njerëz të cilët të ndihmojnë e janë në krah është shumë e mirë. Ka qenë fantastike, e mrekullueshme.

Fakti që kemi pasur menjëherë ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme dhe njerëzit nuk kanë për të harruar kurrë angazhimin, vullnetin fantastic që kanë treguar duke vënë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar të tjerët. Kemi parë reagim nga udhëheqës të ndryshëm të BE, sepse ju sapo keni filluar nga puna në KE, ndërkohë që unë kam pasur një telefonatë nga Ursula që më ka thënë se ju do të vinit dhe më tregoi edhe për ndihmën që u mendua prej 15 milionë eurosh që do të jepet nga IPA.

Komisioneri: Falemnderit kryeministër, është e vërtetë se jemi solidarë. BE dhe kolegji I komisionerëve keni solidaritetin e tyre dhe synimi është që Shqipëria të mos ndjehet se do e përballoni vetëm. Kemi një angazhim të fortë, solid që do të bëjmë gjithcka për tju ndihmuar në këto ditë. Ekipet tona kanë ardhur në shqipëri që atë ditë që atë ditë që Shqipëria dorëzoi kërkesën te mekanizmi për mbrojtjen civile. Dhe faza e kërkim shpëtimit tani ka mbaruar.

Fatkeqësisht jo të gjithë personat shpëtuan, por po ashtu në këtë fazë do të bëhet edhe vlerësimi I dëmeve që do të vazhdojë për disa ditë. Së bashku me anëtar të ekipeve tona, mu duk mjaft e dobishme që pamë bashkëpunim mes BE, OKB dhe autoriteteve shqiptare. Ky është një model shumë i mirë bashkëpunimi.

Dje u fol dhe ishte presidendentja që premtoi 15 milionë euro nga buxheti, dhe me cka kam kuptuar do të vijë kolegu komisioner dhe do të jetë ai që do të marrë frenat për këtë punë që do të bëhet për rindërtimin. Dhe presidenntja është një mbështetëse e madhe e gjithë kësaj pune që do të bëhet dhe fakti që BE Do të luajë.

Ka një parakusht thelbësor: vlerësimi I nevojave pas kësaj fatkeqësie natyrore. Jemi lidhur me OKB dhe instoitucione. Kjo do të jetë e rëndësishme, faza e vlersimit të dëmeve. Gjërat po shkojnë sic duhet për sa I përket punës.

Do tju inkurajoja zoti kryeministër ta shihni rindërtimin në një këndvështrim më të gjerë, duke përfshirë edhe përmirësime në fushën e parandalimit dhe parapërgatitjes. Që do të thotë marrja e masave për tërmetet….

Edi Rama: Mos e thoni këtë gjë se do të ngelet në lajme. Jo nuk do të ketë tërmete në të ardhmen. Natyra bën të sajën. Tërmetet janë në fakt fatkeqësia më e madhe. Kemi pasur përmbytje që kanë shkaktuar dëme. Do të ishte mëndjelehtësi nëse nuk do të shihnim rindërtimin me kapacitetet e parandalimit. Ne nuk mund të parandalojmë tërmetet, por ato njerëzore. Por situate është e tillë. E kuptoj fare mirë si e thatë. Porkëtu njerëzit janë emocionalisht shumë të ngarkuar., dhe thjesht nuk doja të kapej ajo fjali e juaja. Sepse ndoshta do të dukej sikur BE di dicka më shumë se ne. kështu që më mirëkuptoni.

Komisioneri: Jo nuk e kisha atë mendim. Ka pasur ndryshime të mira ligjore kohët e fundit. Po ashtu, krijimi i agjencisë së mbrojtjes civile, dhe fokusi të jetë të zbatohen ligjet, dhe komisioni evropian jemi të gatshëm tju ndihmojmë në këtë pikë.

Edi Rama: Në fakt edhe unë dua tju falenderoj dhe shpresoj që kjo është një gjë shumë e mirë. Që disi të bëhet pjesë e punës suaj kjo tematike. Do të kemi të njëjtin regjim. Dhe një nga gjërat që kemi diskutuar me këtë pikë me udhëheqësit e tjerë ka qenë të përqëndroheshim te një program I integruar që të kishim kapacitete të integuara të reagimit për fatkeqësitë. Do të ishte shumë mirë që të bënim se c’duhet të bëjmë në, dhe ta shihnim në mënyrë të natyrshme.

Do na thoni se cili është shqetësimi kryesor? Këto momente? Pas fazës së kërkim shpëtimit që ka përfunduar? Cilat janë cështjet kryesore?

Së pari dëshirojmë një tranzicion pa probleme për personat që nuk kanë cati në kokë, ndërtimi kërkon kohë. Nuk është një gjë që kërkon javë apo muaj por në varësi të shkallës së projektit, duhen 12-18 muaj kohë. Janë dy kategori që janë lënduar: ata në zona të hapura në Tiranë, Durrës, Lezhë.

Në zonat urbane zgjidhja jonë ka qenë në hotele sepse bregdeti ka hotele, kemi bërë marrëveshje për tu paguarnë bazë kostosh. Kemi mijëra persona në hotele. Por kjo s’mund të zgjasë pafundësisht. Kështu që synimi ynë është që ata që qëndrojnë aty edhe për festat e fundvitit dhe njerëzit janë të lidhur me tokën dhe bagëtinë.

Atyre su themi dot lërë shtëpinë dhe hajdeni në hotel. Objektivi ynë në këtë rast është të marrim masat që secili prej tyre të ketë një cadër dimri. Dhe të mos kenë të ftohtë, lagështirë dhe mundësisht ndricim. Në sajë të Luigit në fakt kanë ardhur cadrat e para dhe janë fantastike. Kanë minimalen, nëse u japim këto pranë shtëpive, ky do të ishte një tranzicion I mirë. Ndërkohë që mendojmë për rindërtimin e shtëpive. Kjo është cështja kryesore, dhe ajo që thatë ju për të bërë vlerësimin për fatkeqësinë.

Të kemi një fond të integruar. Unë kam lexuar shumë si ka ecur një situatë e përafërt në vende të tjera. Ka edhe shtete që thonë se unë vij port ë ndërtoj kaq banesa: por sduhet të jetë kjo sepse duhet të jetë në standarte të caktuara. Dhe në cfarë lloj banesash e shtëpish duhet të bëhen. Sepse largqoftë nëse ndodh një tërmet tjetër, nuk mund të lëmë cdo lloj organizate.

Sot kemi miratuar buxhetin kemi një sasi të rëndësishme për ndërtimin. Kështu që ne e kemi menduar sikur të mos kishim asgjë nga vendet etjera. Nuk do të zgjidhet gjithcka, por do të fillojë dicka.

Komisioneri: Kjo është e rëndësishme zoti kryeministër.

Rama: Ne nuk duam të shkaktojmë ndërprerje në kuadrin tonë ekonomik, apo të kemi deficit jashtë kontrollit. Nuk duam të ndërpresim shërbimet bazë. Dielli ka dalë por njerëzit do të kërkojnë ato gjëra bazike. Ne duhet tu japim sendet më pas. Dhe na duhet po ashtu të shkojmë në tregjet e kapitalit për eurobonde, në tregje financiare, por ato nuk kanë zemër dhe dhembshuri dhe nuk do të jenë fleksibël se do na ndihmojnë nga zemra dhe nësesituata jonë makro nuk u pëlqen, atëherë pse duhet të japin para…

Komisioneri: E kuptojmë kryeministër. Duhet të kuptoni trysninë

Rama: Kategoria e parë është ato ndërtesa që duhet të prishen. E dyta janë ndërtesat që duhen riparuar dhe janë massive. E treta është zonat rurale ku ka shtëpi të tilla. Është e vështirë, eshtë e komplekse edhe cështja e rindërtimit. Në qytete ka zona të caktuara dhe ndërton, por në zonat rurale duhet të ketë një zonë në cdo shtëpi.

Dhe kategoria e tretë ka dëme të llojeve të tjera. Ka disa zona kritike për qarkullimin dhe shyqyr zotit nuk kemi dëme të rënda në infrastrukturë rrugore, të energjisë elektrike apo infrastrukturë të dëmtuar të furnizimit me ujë. Por kemi shumë shkolla, që disa prej tyre duhen shembur e disa duhen rregulluar. Kemi 21 institucione shëndetësore që janë të dëmtuara, por janë ok me strukturën. Pra dëmtimet janë të mëdha, në kuptimin e shkallës dhe madhësisë.

Komisioneri: Edhe unë do ti shoh gjërat nga afër. Do dal në disa zona.