Karbohidratet ndihmojnë në dobësim më shumë seç mendoni, përse nuk duhet t’i hiqni nga dieta

63
Foods high in carbohydrate on wooden background. Top view

Të hiqni këtë lloj ushqimi nga përdorimi është gabim i madh Balanca në ushqim, përkatësisht balancimi midis marrjes dhe shpenzimit të kalorive është çelësi për humbje peshe, jo eliminimi i grupit të caktuar të artikujve.

Truri dhe të gjitha funksionet e tij punojnë mirë vetëm kur furnizohen me këtë grup artikujsh. Shumë gjendje anksioziteti, po ashtu i përshkruhen pikërisht marrjes së pamjaftueshme të karbohidrateve.

Karbohidratet ndahen në të përbëra dhe të thjeshta. Dallimi midis tyre është që ato të përbëra më ngadalë zbërthehen, ndërkaq glukoza e cila përftohet gjatë zbërthimit futet në gjak më ngadalë.

Karbohidratet e thjeshta gjenden në mjaltë, xhem, shurupe pemësh, sheqer të rafinuar, ëmbëlsira, pije joalkoolike dhe në pemë. Përfshijnë monosaharide dhe disaharide, siç janë glukoza, fruktoza dhe laktoza.

Karbohidratet e përbëra gjenden në drithëra, bukë, perime dhe bishtajore. Për funksionim të mirë të tretjes janë të domosdoshme.

Ajo që është më e rëndësishme te konsumimi është cilësia e karbohidrateve. Sheqernat e thjeshta, të ashtuquajtura kalori të zbrazëta, të cilat gjenden në ëmbëlsira dhe në pije me gaz duhet shmangur.

Artikujt të cilat janë të pasur me karbohidrate të përbëra përmbajnë vitamina, minerale, fitokemikale, fibra, andaj rekomandohet marrja e tyre.