Kanë rënë muret në disa pavione, Rama në QSUT: Veprimtari armiqësore…

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për të parë dëmet e shkaktuara nga termeti. Ai shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu që i bëri një pasqyrim të gjendjes. Sipas ministres ka patur disa dëme, ku kanë rënë mure në disa shërbime, si tek Kardiologjia, Djegie-Plastika, etj.

Ajo tha se po ndërhyhet në kushtet e emergjences dhe muret e reja po bëhen me gipse. Teksa shihte muret e rëna, Rama u vendos në rolin e ekspertit, duke u shprehur “O Zot, veprimtari inxhinierike armiqësore”.

Po kështu Manastirlliu e njohu edhe me gjendjen në rrethe, duke deklaruar se janë dëmtuar plotësisht 5 qendra shëndetësore që janë jashtë përdorimit. Po kështu tha ajo “kemi evakuuar spitalin e Laçit dhe shërbimet i kemi transferuar në Lezhë”./abcnews.al