Iu mohua një penallti, Real Madridi kërkon audion e VAR-it

Raphael Varane ishte lojtari ndaj të cilët u bënë ndërhyrje të ashpra në ‘El Clasico’ që përfundoi pa gola mes Barcelonës dhe Real Madridit të mërkurën mbrëma.

Në dy ndërhyrje në Varane në pjesën e parë, Real Madridi kërkoi penallti dhe u zemëruar nga vendimi i gjyqtarit Hernandez Hernandez, i cili le që nuk e akordoi asnjërën, por as nuk e shikoi VAR-in.

Në pjesën e parë, Varane u godit me take nga bashkatdhetari i vet Clement Lenglet e cili e kishte ngritur këmbën lart dhe pastaj u tërhoq për fanelle nga Ivan Rakitic duke u shtyrë për një korner.

Pas ndeshjes, ka reaguar edhe vetë Varane, i cili ka publikuar fotografi duke treguar sesi duket këmba e tij si pasojë e ndërhyrjes së ashpër të bashkatdhetarit të vet, Lengelt. Reali mbeti i zhgënjyer me veprimin e Hernandez që të paktën nuk u këshillua me VAR-in dhe tani i kanë kërkuar zyrtarisht La Ligës bisedën mes dhomës së VAR-it dhe gjyqtarit Hernandez Hernandez lidhur me këtë që ndodhi, nëse kanë diskutuar ata mes vete apo nuk i është duke asgjë, dhe e kanë lënë të kalojë gjithçka sikur s’kishte ndodhur asgjë, raporton El Chiringuito de Jugones.