I Sëmuri u sulet mediave: “M’i fik një çikë ato Tv se nuk i shoh dot me sy. Do ta filloj me këtë”…

Kryeministri Edi Rama u shfaq i zemëruar me median në Durrës. Sipas gazetës Express, ai akuzoi se një njeri ka vdekur për shkak të raportimeve në media.

“Do ta filloj me këtë. Kam takuar një djalë që humbi babanë. E humbi babanë për shkakun tuaj, jo tuajin këtu, por për shkak të medias. Babai ishte duke vdekur në spitalin e Durrësit dhe duke qenë se për fat të keq njerëzve nuk u rrihet pa parë televizor, dhe duke qenë se në ato kushte kishte televizor, atje u mbushën televizorët me lajme se po shembet Spitali i Durrësit. E mori babanë në krah nga frika se do t’u binte në kokë spitali dhe do të vdisnin të gjithë, dhe babai vdiq rrugës.

Spitali i Durrësit nuk ka qenë i rrezikshëm në asnjë sekondë, ka patur veçse një çarje që është riparuar sot. Kjo është një papërgjegjshmëri shumë e madhe, që në kushtet e një situate të jashtëzakonshme, ku një popull ka nevojë për t’u qetësuar dhe për t’u trajtuar si një pacient dhe jo si një audiencë, kjo është kriminale”, tha Rama.

“Nuk kam asgjë me ju, e kam me ata që mbajnë përgjegjësi për ato ekrane dhe për ato portale që janë “porta” me atë fjalën tjetër togfjalësh. I portës dhe qenefit bashkë dhe është revoltuese. Të çoroditet një popull i tërë dhe të marrë vrapin të iki dhe ta shohë shtëpinë si varr, ndërkohë që pallati ka probleme që janë të riparueshme, kjo është skandaloze,” tha Rama.

Ndërkohë në nisje të mbledhjes së Shtabit të Emergjencave, Rama iu drejtua televizorëve që ishin të ndezur.

“M’i fik një çikë ato TV, se nuk i shoh dot me sy”, tha ai.

rama1575309433