I moshuari-Ramës: “Më ke djeg nusen, jam socialist”…

153

Rama debatoi me një qytetar laçian, i cili u prezantua edhe si socialist, gjatë një takimi me banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

I moshuari nuk ka nguruar t’i cilësojë demokratët si qelbësira dhe i ka kërkuar Ramës që t’i gjejë një vend pune për nusen.

Por, Kryeministri i ka thënë se nusja duhet t’a gjejë punën vetë.

“Lëri more demokratët e qelbur, çfarë i keni këto që thoni. Nga tërmeti keni pas probleme? Kaq më thuaj. S’iu vjen zor, s’iu vjen. Largohu… Ik mos më shqetëso. Demokratët e qelbur thotë. Largohu boll, s’ke turp”, tha Rama.

Debati

I moshuari: Jam socialist, demokratët e qelbur më kanë hequr nusen nga puna…

Rama: Lëre këtë muhabet tani.

I moshuari: Më ke djeg nusen, ma ke heq nga puna nusen dhe është në shtëpi.

Rama: O zotëri, të lutem shumë mbylle këtë muhabet, unë nuk heq njëri nga punë. Lëri këto, demokrat i qelbur, demorkat kështu e ashtu.

I moshuari: Është pa bukë, o kryeministër, është pa bukë! Ka fëmijë dhe ka ngelur pa puna.

Rama: A ka mundësi ta mbyllësh tani? Ik e largohu na lër rehat. Lëri këto muhabet, unë po them nuk heq njeri nga puna e nuk fus njeri në punë. S’kam ardhur për nusen tënde këtu.

I moshuari: Po të them që është pa bukë.

Rama: Nusja të dalë ta gjejë vetë punën, jo të dalë vjehrri të kërkojë punë për nusen.