Historia e Sadijes në Durrës: Drama e një nëne me fëmijë paraplegjik, e braktisur pa asnjë ndihmë

57

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi publikon historinë e Sadijes në Durrës: Drama e një nëne me fëmijë paraplegjik, e braktisur pa asnjë ndihmë.

COPËZA DRAME
Rasti dramatik i Sadije Kajës në zonën e plazhit, i kalon kufijtë e fantazisë.
Me bashkëshortin e larguar nga kjo jetë vite me parë dhe me djalin paraplegjik, ajo nuk di tashmë ku të fusë kokën.

Tërmeti e ka nxjerrë jashtë shtëpisë së blerë me borxhe, në një prej pallateve të dëmtuara rëndë në zonën e plazhit, e askush nga pushteti nuk i ka ofruar zgjidhje.

Mes lotësh tregon dramën e vet dhe foton e të birit, i cili ka nevojë për ambient të dedikuar e kujdes permanent.

Sadija kërkon që gjendja e saj të bëhet publike, me shpresë që shteti i kalbur i Ramës të vihet në lëvizje.

Ndërkohë afër saj, deputeti i PS Sadri Abazi i patrazuar, hiqte katet shtesë të Hotelit luksoz për të fshehur krimin ndërtimor.