Gazetarja zbulon çfarë u tha Vuçiç gazetarëve serbë me dyer të mbyllura

Gazetarja e Abc News, Linda Karadaku ishte e vetmja gazetare shqiptare që mundi të marrë pjesë në konferencën e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me gazetarët serb.

Në një intervistë përballë Juli Xhokaxhi ajo tregoi detaje se çfarë i tha Vuçiç gazetarëve serbë në atë konferencë, ndërsa zbardh detaje të rendësishme nga samiti i mini-shengenit duke i bërë edhe një pyetje publike Kryeministrit Rama.

“Pyetja që nuk arrta t’ia bëj kryeministrit Rama sot dhe po ia bëj publikisht është: A e di ai që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një seri marrëveshjes me ndërmjetësimin e BE, dhe njëra prej to është lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, por ajo nuk po zbatohet. Nëse ai ka ndikim tek Vuçiçi, ti kërkojë që të zbatohen marrëveshjet që kanë lidhur deri më tani Kosova dhe Serbia dhe pastaj të ftohej Kosova?”, tha gazetarja duke kërkuar gjithashtu që të jepen edhe emra në rastet kur bëhen akuza ndaj klasës politike të Kosovës.

“Nëse kryeministri Rama mendon se ka hyrë në rrugë qorre duhet të japë emra dhe të thotë se kush nga politikanët e ka futur në rrugë qorrë. E ka futur Hashim Thaçi, Albin Kurti apo Ramush Haradinaj”, tha ajo.

Gazetarja tregoi se Vuçiç u kishte thënë veçmas gazetarëve serb se ai i kishte llogaritur mirë interesat e Serbisë duke e theksuar disa herë këtë.

“Ne ishim e vetmja media shqiptare tek konferenca e Vuçiçit me gazetarët serbë. Vuçiç thotë në fjalën e fundit të tij se i kishte përllogaritur mirë gjërat dhe po mbronte interesat e Serbisë. Madje këtë e përsëriti dy herë”, shpjegoi gazetarja.

“Këtë duam edhe nnga Rama, të thotë që ka llogaritur shumë mirë interesat e Shqipërisë”, vijoi ajo.

Gazetarja e Abc Neës tregoi gjithashtu se ardhja e Milo Gjukanoviç sot në samit e shpëtoi Ramën, Vuiçicin, Zaevin si edhe mini-shengenin.

“Mali i Zi është shumë pranë BE se sa vendet tona. Ndikimi i tij është shumë i madh në këtë marrëveshjes se ishte vendi i fundit që doli nga Jugosllavia. Ka porte të rendësishme dhe raporte shumë të mira me BE-në”, theksoi ajo duke hedhur dyshime edhe mbi pikat e marrëveshjes, njëra prej të cilave është edhe shkëmbimi i i të dhënave.

“Unë mendoj se kjo është e parakohshme. Sa i përket ekonomisë, Beogradi do të ketë pjesën e luanit. Wshtë vendi më i madh, ka ekonominë e zhvilluar, prodhon më tepër. Wshtë një vend që ka mbështetjen nga SHBA, Kina, Rusia dhe kushdo. Me çfarë do ta konkurrosh ti Serbinë?”, pyeti gazetarja.

“Fakti që nukpranohen masakrat serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës do të thotë se nuk është bërë kurrë katarsis. Nëse ka ndonjë mendje ngushtë që thotë se kjo është mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo mes nesh dhe Serbisë bën shumë gabim”, përfundoi ajo.  /abcnews.al