E tmerrshme! Gruaja shtatzënë me komplikacione lihet pa asnjë ndihmë në çadër

Kjo është Lirie Vata, 57-vjeçarja nga Thumana banesa e së cilës është shkatërruar plotësisht si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit, ndërsa problemet e saj nuk kanë të sosur.

E vetmja pasuri është kjo çadër, por meraku më i madh është gjendja e rëndë shëndetesore e nuses së djalit, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë, përpos që është në muajn e 5 të shtatzanisë.

Ka humbur dy fëmijët më parë dhe shpreson te merkullia të bëhet gjyshe. Nusja e djalit 24 vjeçare, kurohet në dy siptale atë të gjinekologjisë dhe ate te ortopedisë në spitalin ushtarak në Tiranë, ndërkohë që konsumon një sasi të madhe ilaçesh, me vlera të konsiderueshme.

Liria ka rritur e vetme tre fëmijë, pas humbjes së burrit të saj nga një sëmundje e rëndë në vitin 97, ndëra thotë se buzëqeshjen mund tia kthente vetëm ardhja ne jetë e nipit apo mbesës së saj, pasi e reja ka shumë probleme me shëndetin.

3 52