Doli në përgjimet e Bild pë blerje votash, shefi i policisë Sali Skuraj transferohet në Kavajë

Ndryshime raportohen në polici. Abcnews.al mëson se është larguar nga detyra shefi i Komisariatit nr.5 Tiranë, Sali Skuraj.

Gazetari Andi Qosja bën me dije se në vend të tij është emëruar Altin Lila. Ndërkohë Skuraj është emëruar shef i Komisariatit të Kavajës. Ndërsa shefi i Kavajës, Aliosha Broka është emëruar në krye të Komisariatit të Kavajës.

Sakaq, Sali Skuraj është një nga personat që u zbulua nga 16 përgjimet e publikuara nga Bild në lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”.

Skuraj, shef policie në Komisariatin nr.5, dëgjohet teksa fliste me ‘shefin’ e përgjimeve, Arben Keshin dhe shqetësohet lidhur me rezultatin e zgjedhjeve./abcnews.al

Bild peter