Disa prej pallateve të ish-deputetit të PS u shembën nga tërmeti! Pse hesht Rama, Lleshaj e Prokuroria

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përmes një postimi në rrjet ka ftuar qytetarët që të denoncojnë me foto e video emrat e ndërtuesve, pallatet e të cilëve janë shembur në Durrës.

AMT shprehet se referuar denoncimeve, ish-deputeti socialist Hazir Gashi ka ndërtuar shumë pallate në Durrës, një pjesë e të cilëve janë shembur.

“Qytetarët e Durrësit e akuzojnë, ish-deputeti socialist hesht. Hesht edhe Prokuroria, edhe Policia, edhe Llesh Kimiku, edhe kryeministri Kazan Tepsia!

Nuk është çudi që Hazir Gashi të jetë në listën e atyre që refuzojnë të bëjnë edhe riparime në pallatet e dëmtuar, por që mund të shpëtohen, me justifikimin se është i falimentuar”, thuhet në postimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Postimi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Më në fund ka një emër të përveçëm: Hazir Gashi! Ish-deputeti socialist ka ndërtuar shumë pallate në Durrës dhe një pjesë e tyre janë shembur. Jo një pallat, POR DISA!

Qytetarët e Durrësit e akuzojnë, ish-deputeti socialist hesht. Hesht edhe Prokuroria, edhe Policia, edhe Llesh Kimiku, edhe kryeministri Kazan Tepsia!

Nuk është çudi që Hazir Gashi të jetë në listën e atyre që refuzojnë të bëjnë edhe riparime në pallatet e dëmtuar, por që mund të shpëtohen, me justifikimin se është i falimentuar.

Ndërkohë përditë po flitet për pastrim të skenave të krimit nga fadromat e IKMT. Po spekullohet edhe se dorëheqja e kryebashkiakes së Durrësit nuk lidhet me gafat e saj skandaloze në deklarime publike, por me lojën e pushtetit.

Komandën e Bashkisë Durrës e ka marrë krahu i djathtë i Gjush Betonit, Zhylien Zhavorri, nënkryetar për 12 vjet me rradhë.

Sekuestroni pasuritë e Hazir Gashit, TANI!

PS: Ftojmë qytetarët të denoncojnë me foto e video emrat e ndërtuesve të pallateve të shembur në Durrës.

Screenshot 5 11