Çmenduria, çdo biznes do paguajë deri 1,300 euro për kasat e reja, kompanitë e konfirmojnë

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave gjatë ditës së sotme u zhvilluar seanca dëgjimore me shoqatat e biznesit dhe subjektet që operojnë në fushën e tregtimit dhe mirëmbajtjes se Kasave Fiskale.

Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” është pjesë e projekt buxhetit të vitit 2020. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj, iu ka kërkuar përfaqësuesve të kasave fiskale një vlerësim të kostove që do të përballet biznesi për sa i përket firmës elektronike, kostove të pajisjeve që duhen për sistemin, si dhe kostot e mirëmbajtjes.

Në një vlerësim të kompanive të kasave fiskale kostot përllogaritet të shkojnë deri në 1300 euro.

Bledar Balla përllogariti disa nga kostot që do të përballet menjëherë biznesi. Sipas tij një kompjuter sot me ccmim tregu kushton 250 euro, printeri fiskal është rreth 100 euro, licenca e Windows 1010 euro, një ubs 30 euro, licenca për një soft të thjeshtë shitjesh përllogaritet rreth 200 euro, një antivirus 15 euro në muaj (180 euro në vit), linja e internetit 100 euro në vit, dhe certifikata digjitale 6000 lekë çdo vit.

Me tej, Bledar Balla përllogarit se vetëm për mirëmbajtjen e softit një biznes duhet të paguajë 5 mijë lekë ccdo muaj apo rreth 60 mijë lekë në vit.

“Sot për kasat kompanitë në 5 vjet është e llogaritur paguajnë 479 euro bashkë me çmimin e kasës dhe vlerën e mirëmbajtjes në 5 vjet. Totali për ta mirëmbajtur për 5 vjet 479 euro”,- shpjegon Bledar Balla, përfaqësues i kompanive të kasave.

Edhe Myrvete Paza, një tjetër përfaqësues i kasave fiskale tha se vetëm hapja e biznesit në momentin e parë të sistemit të integruar shkon rreth 1265 euro. “Dhe ka dhe pluse të tjera që nuk i dimë si certifikatat dixhitale. Sa i takon mirëmbajtjes secila nga kompanitë ka softe. Tek ne e kemi blerë softin 1000 euro dhe kontrata e mirëmbajtjes është 350 euro në vit”,- shpjegoi Paza.

Monitor