Boçi i përgjigjet Sadri Abazit: U ngazëlleve me fatin tragjik të njerëzve dhe prishe provat e krimit

95

Nga Luçiano BOÇI

PËRGJIGJE PËR SADRIUN E RAMËS

Është e vërtetë që zoti Abazi ishte shumë, po shumë i qeshur sot!
Ngazëllehej me fatin tragjik të njerëzve dhe nuk ndjente aspak shqetësim për gjendjen e tyre dhe prishjen e provave.

Ai ishte aty për “bahçen” e vet.

Në vend që të angazhonte njerëz e mjete për t’i ardhur në ndihmë banorëve që kanë humbur jetë, djersë e mund, kishte angazhuar gjithçka për të mbuluar gjurmët e krimit ndërtimor dhe lejes abuzive të Gjushit e për të shpëtuar milionat e veta.

Një turp i parrëfyer ky, i bërë në mes të ditës, duke i bërë karshillëk hapur njërëzve që nuk dinë ku të fusin kokën.

Ndërkohë qytetarët denoncojnë tanimë hapur, që hotelet AS dhe HORIZONT të tij janë me kate shtesë abuzive.

Normal është i përkëdheluri i Ramës si shumë SADRINJË të tjerë.

Sa për replikën, qartazi qytetarisht ia vura në dukje atë që po bënte.
Për citimin që ka sjellë ka mashtruar publikisht.

Fjala “nëmi” është e zonës së Sadriut. Janë krejt fjalët e tij.

Këtej nga ne përdoret “mallkoi” e nuk ia vlen të zgjatem këtu pasi nuk është pjesë e fjalorit tim. Unë s’jam as Rama, as Sadriu.

Por zakoni del me shpirtin dhe Sadriu, nën shembullin e Ramës, si sadrinjtë e tjerë, vetëm mashtrojnë, abuzojnë, fshehin krime e bëjnë miliona me thasë nën rrënojat e një Shqipërie që e grabisin e vjedhin dhe e rrjepin duke qeshur, tallur e bërë shoë-n e neveritshëm.
Por për sërën e llojin e Ramës, Gjushit e kompani ka një ndëshkim.

Ndëshkim që do vijë nga vota e lirë e socialistëve të nëpërkëmbur e të mashtruar, nga vota e demokratëve të përndjekur këtu e gjashtë vite, nga vota e qytetarëve të cilëve u ka ardhur Rama, Sadriu, Gjushi e banda e Rilindjes, në majë të hundës.