Berisha publikon videon: Pse hesht Rama? Ka qenë i dënuar dy herë në Paris

Ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi një video nga deklarata e koleksionistit të ikonave, Gjergji Thimio.

“Edi Rama ka qenë dy herë i dënuar në Paris për vjedhje dhe trafikim ikonash. Ku ta dinë këtë shqiptarët”, thotë Thimio.

Sipas Berishës, Rama ka heshtur për këto akuza.

“Gjergji Thimio ka një akuzë konkrete për Edvin Mafinë, për të cilën ka heshtur si fija e barit.

Vetëm dy ditë më parë personaliteti i shquar i CDU, Martin Henze shtroi nga Gjermania pyetjen për Edvin Kristaq Ramën: A keni qenë i burgosur në Paris për trafikim të ikonave të vjedhura?

Ai nuk u përgjigj. Vite më parë ishte Fatos Nano që akuzoi Ramën si trafikant të ikonave të vjedhura në Paris.

Për të gjitha këto akuza, Edvin Kristaq Rama nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Pse??” shkruan Berisha në Facebook.

Gjergji Thimio ka nje akuze konkrete per Edvin Mafine, per te cilen ka heshtur si fija e barit.Vetem dy dite me pare personaliteti i shquar i CDU, Martin Henze shtroi nga Gjermania pyetjen per Edvin Kristaq Ramen: A keni qene i burgosur ne Paris per trafikim te ikonave te vjedhura?Ai nuk u pergjigj. Vite me pare ishte Fatos Nano qe akuzoi Ramen si trafikant te ikonave te vjedhura ne Paris.Per te gjitha keto akuza Edvin Kristaq Rama nuk ka dhene asnje pergjigje. Pse?? sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 19. Dezember 2019