Berisha publikon videon: E braktisur nga shteti, por jo nga njerëzit…

Një e moshuar në Thumanë, me probleme shëndetësore, është harruar nga strukturat shtetërore. E moshuara, Zhulijeta Koxha i është drejtuar autoriteteve vendore për ndihmë, por nuk rezulton që të ketë marrë asgjë.

Në ndihmë të zonjës kanë shkuar aktivistë dhe qytetarë që prej disa ditësh veprojnë në Thumanë duke mbështetur dhe ndihmuar njerëzit që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Denoncimi është bërë në rrjetet sociale nga ish-Kryeministri Sali Berisha, që ka publikuar edhe një video.

“E braktisur nga shteti por jo nga njerëzit. Ndiqni kronikën prekëse!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në rrjet.

Ndërkohë, një apel i drejtohet institucioneve në Thumanë që të marrin masat e nevojshme për njerëzit në nevojë.

Kujtojmë se Thumana është zona më e prekur nga tërmeti që shkaktoi 51 viktima, 24 prej të cilëve janë në këtë zonë.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/970391903342936/?epa=SEARCH_BOX