Berisha denoncon skandalin: Zyrtari arratiset nga Komisariati dhe vazhdon punën në shtet!

Një punonjës i administratës shtetërore I arrestuar gjatë një operacioni të policisë së Shkodrës është arratisur nga Komisariati dhe vijon punën në shtet. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha.

Qytetari shkruan se, Elvin Shala punonjes ne ADZM Shkodër është arratiosur por nuk është bërë fare problem, sepse aty nuk shqetësohet njeri për këto gjera po për të kapur ndonjë lek ku të jetë e mundur.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Arratiset nga narkokomisariati dhe vazhdon punen ne narkoshtet!

Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb

Pershendetje dr Berisha.
Skandalet ne policine e shkodres skane te sosur para tre ditesh kane zhvilluar nje operacion Bregdeti i paster ku kane arrestuar 3 shtetas punonjes te adzm dhe proceduar disa te tjere ne te vertet kane qen 4 te ndaluar po njeri nga ata me urdher nga lart dhe i ndihmuar nga shpetim dushku ka ikur nga komisariati duket kapercyer nga muri dhe eshte larguar.

Ai quhet Elvin Shala punonjes ne ADZM shkoder dhe nuk eshte ber fare problem, sepse aty nuk shqetesohet njeri per keto gjera po per te kapur ndonje lek ku te jet e mundur e kane kthyer ne biznes ,ne shkoder ka plot lojera fati qe paguajn tarifa te majme per te zhvilluar aktivitetin pa problem. Anonim ju lutem