Basha: Dënimi i Salianjit tregon se si po e përdor Rama drejtësinë! Qëllimi i tij është mbyllja e gojës së opozitës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në takimin me kryesinë dhe ish-deputetët se situata ekonomike dhe politike në vend është rënduar pas dështimit të qeverisë për të menaxhuar pasojat e tërmetit dhe nga përpjekja kriminale për t’iu mbyllur gojën mediave.

“Rama kërkon t’u mbyllë gojen mediave, duke i bërë presion kujtdo që hedh dritë mbi abuzimin dhe korrupsionin.

Qëllimi i Edi Ramës është mbyllja e gojës së opozitës për faktin e vetëm se kemi zbuluar dhe denoncuar lidhjet e këtij pushteti me krimin, vjedhjen e fondeve, korrupsionin dhe PPP korruptive”, tha Basha.

Sipas kreut të PD, “Ervin Salianji mori dënim politik, sepse denoncoi përfshirjen në trafik droge të Ministtrit të Brendshëm”.

“Dënimi i Salianjit tregon se si po e përdor Rama drejtësinë. Tahiri që kanabizoi Shqipërinë me Ramën, dënohet me punë në shërbim të komunitetit, Salianji që denoncoi trafikun e drogës, dënohet me burg”, tha Basha.