Avokati i Popullit: Demokracia në vend është tkurrur…

Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, në një Konferencë Kombëtare për lirinë e shprehjes përballë të drejtave të njeriut u shpreh se viti 2019 ka qenë vit jo i mirë. Sipas Ballancës hapëesitra në vend është tkurrurr dhe se liria e medias  është cenuar.

“Jemi në dhjetor dhe hedhim një vështrim më të mirë për atë që lamë pas gjatë vitit 2019. Ky vit nuk ka qenë një vit i mirë për Shqipërinë jo vetëm për fatkeqësinë e natyrës.

Viti 2019 është vit i cili hapësira demokratike në vend është tkurrurr. Pavarësisht qëllimit tonë për të mbështetur aspiratën 30 vjeçare për demokraci më të zhvilluar dhe për të drejta njerëzore më të avancuara, fatkeqësisht gjatë vitit që lamë pas nuk arritëm të përparojmë.

Kushdo që mendon se ndoshta jam duke e ekzagjeruar mund të pyesë veten, A ishte viti 2019 kur e drejta për të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe për tu përfaqësuar  në mënyrë të denjë u konsolidua?

A ishte viti 2019 një vit më i mirë për arsimin, shëndetësinë apo për drejtësi të pavarur apo edhe për të drejtën e fjalës së lirë? A mendojnë se banorët e unazës së re ky vit ishte një vit më i mirë për të drejtat e tyre? Unë mendoj se më së shumti, pikërisht mungesa ose debati që u ngrit për paketën antishpifje të gjithë mendojmë se ka ende vend për përmirësim të rëndësishëm.

Përmbajtja shpesh shqetësuese dhe pa standarde profesionale u shndërrua në një justifikim për t’ia nënshtruar rregullimin  këtij kaosi institucioneve në varësi të qeverive. Cila duhet të jetë struktura që do të vendosë rregull në këtë botë kaotike, ky është një debat global që në kohët e sotme po preket jo vetëm nga institucionet e të drejtave të njeriut por edhe nga njerëz të cilët çojnë mendimin përpara në një mënyrë tjetër siç mund të jetë edhe vetë Papa”, tha Balanca.