Astrologia paralajmëron fenomenin tjetër të rrallë në fund të Dhjetorit

Astrologia e njohur Meri Gjini ka deklaruar se nuk do të ketë më tërmete. Edhe pse nuk është eksperte e fushës, ajo e ka bërë këtë parashikim nga pikëpamja e yjeve dhe e planeteve.

Gjatë një interviste të dhënë në një studio televizive, astrologia u shpreh e sigurt se nuk do të ketë më lëkundje të fuqishme toke. Madje ajo ju bëri thirrje qytetarëve t’i rikthehen përditshmërisë.

“Për çështje tërmetesh jam e sigurt dhe e them me bindje që nuk ka më shanse që të kemi tërmete. Këtë e di dhe e them me bindje. Pavarësisht se njerëzit thonë hë e pe, ra përsëri tërmet, por hiqini ato aplikacione!

Ato nuk janë tërmete, janë lëkundje, gjëra normale post tërmetit. Kështu që hiqini ato aplikacione sepse po shtoni fobinë dhe do ju shkaktojë emocione negative”, tha Meri Gjini.

Por teksa shoi frikën për tërmetet, ajo paralajmëroi një fenomen tjetër të rrallë që pritet të ndodhë në data 25 dhe 26 dhjetor. Bëhet fjalë për një eklips dielli.

“Para se të fillojmë më shenjat, dua të them që do ketë një eklips Dielli, i pesti për këtë vit, që është një fenomen shumë i rrallë. Do të ndodhë në datë 25, në të gdhirë të datës 26”, tregoi Meri Gjini.