Asnjë i arrestuar për 51 viktimat e tërmetit! Godinat janë shembur për të fshehur gjurmë të njerëzve me ndikim në PS

59

Pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, prokuroritë e qyteteve më të goditura thanë se kanë nisur hetime për ngjarjen e rëndë.

Prej asaj dite është spekuluar se mund të ketë arrestime.

Edhe të enjten, gazeta Panorama shkruan se në ditët në vijim pritet të ketë arrestime.

Prokuroria po heton për ‘ndërtim pa leje’ dhe për ‘shpërdorim detyre’.

Megjithatë, në media janë ngritur së paku katër dyshime në lidhje me hetimet për tragjedinë e 26 nëntorit.

Së pari, ka pasur dyshime se përse nuk janë parë prokurorët tek pallatet e rrënuara, ku kishte viktima.

Së dyti, ka pasur dyshime për procesin e shembjes nga autoritetet qeveritare të pallateve menjëherë pas tragjedisë. Mendohet se godinat janë shembur për të fshehur gjurmë të njerëzve me ndikim në PS.

E treta, ka pasur dyshime se pas tragjedisë, manovrat politike në Durrës dhe më tej kanë synuar zhdukjen e dokumenteve të rëndësishme.

E katërta, ka dyshime se këto hetime mund të godasin ndonjë ndërtues apo inxhinier, por nuk do të prekin majën e këtij sistemi korruptiv. Për shkak të këtyre dyshimeve, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar hetim ndërkombëtar, me pretendimin se mafia nuk mund të hetojë veten.

E pesta, ka dyshime se hetimet nuk do të shtrihen edhe tek pjesa e tërmetit të 21 shtatorit, që shërbeu si paralajmërim për të mos i lejuar njerëzit në godina vulnerabël.