Artur Tereziu dhe shefi i policisë Duro, vrasësit e banorëve tek 6 katëshi në Durrës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi policie, I cili shkruan se, shefi i komisariatit Durrës dhe pronari i barit me emër “Barons”, Artur Tereziu, janë autorët e vrasjeve të ndodhura në këtë pallat.

Ai shton se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin prishën kollanat dhe trarët mbajtes të këtij pallati për të zgjeruar lokalin e tyre.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Akuzon autoret e vrasjeve nga pallati 6 katesh tek dy gjelat Durres!

Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb

Mirmbrema Une jam punonjes i policise durres per me shume se 20 vite.Vrasjet qe kane ndodhur ne pallatin 6 katesh ne Durres tek dy gjelat Mbajne 2 emra .Ato jane pronari i lokalit barons Artur Tereziu dhe miku i ngushte i tije Shefi i komisariatit Durres Sajmir Duro. Te cilet ne bashkepunim me njeri tjetrin prishen kollanat dhe traret mbajtes te ketij pallati per te zgjeruar lokalin e tyre.

Te mos na flasin per veting policie per ne polict e thjeshte kur shefi jone rrin cdo dite me te akuzuarin me trafik droge dhe per vrasje Artur tereziu. Ky i fundit eshte sponsori kryesor i familjes Duro. Prokuroria sherbimi informativ te verifikoje telefonatat drekat dhe takimet e tyre te perditshme.

Sajmir Duro eshte vrases sepse shfrytezoi postin per te shembur nen rrenoja dy nena,duke nderhyre si permetar i Vangjush Dakos per te mare nje Autorizim pacavure nga vangjushi per te vrare njerez.

rama 4