Arrestohet pronari i klubit shqiptar të futbollit

Pronari i klubut të futbollit të Cërrikut, Gentian Gjoka ka përfunduar në pranga. Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme afër banesës së tij.

Bëhet e ditur se arrestimi i Gjokës është bërë për armëmmbajtje pa leje…

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se “bazuar në informacionet e marra nga qytetarët se një person në kërkim qarkullonte me armë zjarri, nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë është organizuar dhe finalizuar operacioni ‘Lokalizimi’, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë”.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në rrugën ‘Medar Shtylla’ dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja e tij. Nga kontrolli fizik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak.

LEXO EDHE  Hipokrizia për suksesin e ngritjes së SPAK

Nga verifikimet e bëra pas ndalimit rezultoi se Gjoka ishte i shpallur në kërkim për llogari të DVP Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, njoftoi policia.

gentian gjoka turbina