Ambasada e SHBA tregon skemën si do të goditet korrupsioni në nivelin e lartë nga SPAK

Ambasada e SHBA në Tiranë me anë të një videoje, na tregon skemën se si do të goditet korrupsioni në nivelin e lartë përmes funksionimit të SPAK.

‘Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë.

Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur.
#ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit’, thuhet në një reagim të ambasadës së SHBA në Tiranë.