Alarmi, tetë vende të BE mblidhen në Bruksel për mafian shqiptare

“Mafia shqiptare, gjithnjë e më e fuqishme: “shqiptarët janë viktima e parë”, ky është titulli i një pjesë të mediave belge që i referohen një takimi tetë vendeve të BE dhe Australisë që kanë nisur takimet për të diskutuar alternativat për të luftuar këtë mafia.

Belgjika dhe ekspertët e saj mirëpritën të premten partnerët e saj për t’u përballur më mirë me kërcënimin e paraqitur nga këto klane shqiptare.

“E dini serialin e filmit Taken, të filluar në vitin 2008, në lidhje me praktikat e mafies shqiptare? Epo ky është një realitet në masë të madhe”, thotë François Farcy, Drejtor Gjyqësor i Policisë Gjyqësore Federale (PJF) të Mons-Tournai, një ekspert i mafies shqiptare.

Javën e kaluar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Gjyqësore Belgjike mirëpriti specialistë nga Italia, Franca, Hollanda, Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Suedia, Norvegjia dhe madje Australia për një takim kushtuar mafies shqiptare.