6500 të prekur nga termeti po strehohen në çadra, në të ftohtë dhe shi

85

Koordinatori për menaxhimin e krizës nga tërmeti, Bledi Çuçi ka treguar shifrat e evidentuara deri më tani në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Çuçi deklaroi në Tiranë janë 525 pallate dhe 3100 banesa të dëmtuara.

Sa i përket akomodomimit të njerëzve të prekur nga tërmeti, ai tha se janë 4 mijë persona në hotele dhe 2054 në palestër, ndërsa 26 persona vijojnë të jenë të shtruar në spitale.

“6500 persona janë në çadra dhe 390 në qendra sociale. 12 pronarë në Durrës kanë shprehur gatishmërinë për rikuperimin e dëmeve”, deklaroi Çuçi.

Sa i përket objekteve shkollore, 36 shkolla janë vlerësuar me dëme të rënda, 9 prej të cilave janë në Tiranës. Çuçi tha se vijojnë të vijnë ndihmat nga Turqia, Kosova, Mali i Zi dhe Kroacia ndërsa çdo ditë po vijnë grupe ekspertësh për të parë gjendjen e ndërtesave.